Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Kejvina reagon ashpër ndaj deklaratave të babait të Kristit

    28/02/2023 14:56
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-banorja e Big Brother Vip Albania, Kejvina Kthella ka bërë një reagim të ashpër ndaj Robert Aliajt, babait të Kristit, i cili është gjithashtu pjesë e formatit.

    Të gjitha këto reagime, Kejvina i ka përmbledhur në një postim në Instastory, krahas së cilit shkruan: “Zoti çapaçul Aliaj, ndrysho ngjyrën e manikyrit jo fjalët o Bur”.


    Kujtojmë se kur Kejvina ishte ende në “Big Brother Vip”, Roberti është shprehur shumë i prerë teksa tha se po ndryshoi mendje Kristi, “mua nuk më ka baba”.

    Roberti tregoi se i biri është i lidhur jashtë, ku theksoi se ka disa parimet kur bëhet fjalë për personin që do të krijojë familje.

    “Shiko këtu ka një moment që duhet sqaruar. Kristi është një djalë shumë i edukuar dhe po të them që ai kurrë nuk do ta fyente një femër qoftë edhe e përdalë. Ai do të thoshte: “Kjo është një femër që duhet respektuar”. E para, unë nuk e ndjek fare, vetëm shoh se çfarë postohet. E kam neveri. Nuk e kam vetëm me ‘Big Brother’, por as veten nuk e shoh në ekran. Por Kristi ka thënë që nuk është tipi im, nuk e ka fyer. Po ndryshoi mendje Kristi, mua nuk më ka baba. Unë nuk e lë djalin tim, dmth nuk e pranoj që djali im të gjejë grua nëpër televizione. Unë nuk e kam shokë, e thash që kam djalë, e thash në këtë term.

    “Ai e di shumë mirë opinionin tim, unë nuk kam qejf të fus në shtëpi një tip të shoëbiz-it, pa e paragjykuar fare në kuptimin e këtij shoëbiz-i sepse vetë kam qenë i shoëbiz-it, nuk e snoboj këtë gjë. Por unë dua një gjë me mend. Nuk dua një njëri me buzë, më pëlqen më shumë kur hap gojën ta ardhuroj, se sa kur heqin ndonjë gjë. Kristi i ka këto, ai prandaj tha që nuk bëhet fjalë për romanca sepse e pret dikush tjetër jashtë. Karakterin e ka shumë pozitiv Kejvina, kjo është shumë e vërtetë. Nuk kam asnjë lloj ndjeshmërie, kam standarde. Kur vjen puna te familja, jemi seriozë”, u shpreh Roberti.

    Ndërsa, së fundmi Robert Aliaj ka folur për herë të parë në lidhje me deklaratat e Sabianit, pas lidhjes së të bijës me Kristin, brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”. Aliaj i ka cilësuar deklaratat e Sabianit në rrjet, si deklarata anadollake dhe mesjetare, që një prind europian nuk duhet t’i bëjë kurrë për fëmijën e tij.

    “Ti ndërhysh fëmijës në zgjedhjet e veta është gjëja më e tmershme që mund t’i bësh fëmijës në Europë, se duan të impenjohen në Eu. Këto qëndrime krejtësisht anadollake, kur njerëzit shohin se në çfarë niveli mjeran ka rënë një pjesë e shoqërisë. Janë shqipfolës, por jo shqiptar. Një shqiptar i ndershëm është shqiptar i Nolit, i Migjenit, nuk janë këta shqiptarë që në mënyrë analfabete, artikulojnë revoltën e tyre e shprehin duke kërcënuar njerëzit e familjes. Po bëhet nami, ne po përjetojmë disa moment mesjetare këtu”-tha ai në “Shqipëria Live.”

    Artikuj të ngjashëm

    Luizi poston foto me ringjyrosjen e flokëve, komenti i Kejvinës merr vëmendje

    Kejvina me mbështetje të fortë për Luizin në tapetin e kuq: Jam penduar për shuplakën

    Robert Aliaj: Efi nuk duhet të ishte fare në Big Brother

    Të Fundit

    Bllokohet rruga për në Pikën Kufitare në Merdarë nga qytetarët serb

    Agim Bahtiri e kap “kacinë”, ministri Elbert Krasniqi e tall “nuk e ke pru Shakirën”

    Kurtit në Mitrovicë s’i pëlqen pyetja nëse do të shkojë në takim te Osmani, insiston të flitet vetëm për urat

    Beogradi e ‘aktivizon’ sërish UNMIK-un

    Kurti thotë se do të hapet edhe ura kryesore: Janë karabinierët aty, varet edhe prej tyre

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.