Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Berisha: Kryeministri dhe presidentja po shikojnë lojë futbolli kur po vdesin fëmijët në barkun e nënës

    07/09/2021 11:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Opinionistja Kimete Berisha ka kritikuar Qeverinë e ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia për gjendjen me pandeminë COVID-19.

    Përmes një shkrimi në Facebook ajo ka thënë se Arben Vitia i vetëm e ka shkatërruar Vetëvendosjen më shumë se krejt opozita së bashku.

    Derisa sipas saj, kryeministri dhe presidentja po shikojnë lojë futbolli në kohën kur po vdesin fëmijët në barkun e nanës, në vend se të shkojnë në t’pamet për ta.

    Shkrimi i saj i plotë:

    1. Kryetari i Kuvendit e kërcënon Ramush Haradinajn në emër të Prokurorisë!

    (Pra e ka kapur Prokurorinë, i ka njerëzit e vet atje, se përndryshe nuk kish pasur dijeni çka po ndodh në Prokurori).

    2. Albinizmi i sotëm si stalinizmi dikur, po i shantazhon kundërshtarët, duke u gjetur vegza ose duke ua thurur ato.

    I madh e i vogën në këmbë, në gjah për të gjetur sekrete të ‘armiqve’ që t’i kushtëzojnë me to.

    Kurrë s’ka qenë populli më i spiunuar se sot. Janë paranojakë dhe besojnë se njerëzit i urton frika. Vet p..dh..n – vet tuten!

    Ëë.

    Sa më shumë që po i hulumtojnë armiqtë, aq më shumë po zbulojnë ‘dashnore’ të vetat dhe jetën sekrete të disave në mesin e tyre.

    Ka Zot, pra, siç po shihet!

    2. Vetëvendosjes i ka dalë boja. Prandaj, Kryetari i Kuvendit kërkon që të shtyhen zgjedhjet lokale!

    Mos e bëni atë gabim, se një filozof ka thënë ‘Luftën e shtyn veç në dëmin tënd’!

    3. Kryetari i Kuvendit ka pas kërkuar edhe një takim me mua, por s’ka pasur fat.

    S’di a ma ka falur (E kam

    përshtypjen se refuzimi im që të bëhem

    deputete e Vetëvendosjes është arsyeja kryesore që po më hakmerren).

    Kryetari ma kish falur nëse e kish pasur informatën se Askush s’e ka atë fat të takohet me mua.

    Nejse, njëri e ka!

    3. Arben Vitia (i vetëm) e ka shkatërruar Vetëvendosen më shumë se krejt opozita së

    bashku.

    Me apo pa qëllim, nuk e di!

    Veç e di se një njeri që paraqitet si mjek, pa qenë mjek me profesion, veç me diplomë, nuk lë t’zezë pa bë.

    Ma çon mallin e atij mjekut që e urren mjekësinë, por me zor bëhet mjek për hatër të babës (Klinika Schëarzëald), dhe i vdesin në dorë pacientët!

    Kasap, po!

    4. Kryeministri dhe Presidentja shikojnë lojë futbolli në kohën kur vdesin fëmijët në barkun e nanës, në vend se të shkojnë në t’pame!

    Këta shkojnë veç në varrezat e të vrarëve të armikut!

    Jo në t’pamet e atyre që i vrau ‘liria’ e tyre, që ua falën dhuratë vdekjen në pandemi, veç për t’u dukur ‘çlirimtarë të pandemisë’!

    Kjo nuk është veç joetike por është morbide. Besomëni se s’do të bëhen rehat.

    Kush luan me njerëz për ambiciie të vetat, nuk do të kënaqet kurrë.

    5. Pushteti i Albin Kurtit i arrestoi përgjakshëm disa djem e vajza që protestojnë kundër Gjykatës Speciale.

    Dje, Albin Kurti nuk e ka votuar këtë Gjykatë, e sot është nxeh aq shumë pas saj, sa nuk lejon as të protestohet kundër saj.

    Ty taliban i Vetëvendosjes: a po ta rrok bile këtë paradox?

    6. Përndryshe, dje më ka ra maska, më rrëshqiti prej vathëve, besoni ose jo, m’u ka dukur se m’u ka çu fustani!

    7. Dje ka qenë ditë shumë e bukur për mua.

    Paradite, më thirri njëra në telefon.

    Tha:

    ‘A e ke naj ide të re për gatim, naj recetë diçka më të lehtë’

     (se ajo e di që unë nuk jam gurmane, nuk jetoj për të ngrënë, por ha për të mbetur gjallë dhe prandaj i urrej të gjithë ata që e adhurojnë ushqimin, që hanë shpejt, lëpihen, i ndajnë kafshatat e mëdha, hanë në kēmbë…. dhe kam frikë nga trashësia. Pra vuaj nga obezofobia, por jo aq shumë sa të dridhem si thupra n’ujë).

    I thashë, po moj.

    Ta tregoj unë ty recetën më të re.

    – E merr një Litër e gjysmë ujë.

    E merr një gotë qelqi.

    Uji duhet të jetë i temperaturës së dhomës.

    E merr edhe një shishe tjetër, të mbushur me një të tretën e litrës së ujit.

    Ujin e vendos në bokall qelqi!

    Ajo: Edhe?

    Unë: Edhe ulesh e pi. Uji duhet të pihet në pozitë ulur.

    Qeshi shumë.

    Qesha edhe unë.

    Kaq di të të them ty që ke rezerva të dhjamit e të mishit edhe për një jetë tjetër.

    (S’ka gjë për mua më qesharake sesa obsesionimi

    me receta gatimi).

    Ha thjesht, bukë e patligjan, pak djath, një spec, dhe ec. Mos u bë tul, se është gjynah!

    P.S. Ju kisha treguar edhe shumë çka, por ju kaq doni të dini!

    Ende nuk jeni pjekur për ta pranuar të vërtetën!

    Ndërkohë, ju kisha propozuar ta lexoni librin: ‘Hoë to sharpen pencils’ (shqip: Si t’i mprehni lapsat), të autorit David Rees.

    Artikuj të ngjashëm

    Kimete Berisha: Mendjemadhësia e presidentes provokoi të vriten njerëzit për çantën e saj në aeroport

    Kimete Berisha: Qeveria Kurti është hajnesha më e madhe që ka ekzistuar

    Berisha: Kurti ka vjedhur bukën e popullit më të varfër në Evropë

    Të Fundit

    Tragjedi në Treboviq, ky është 15 vjeçari që vdiq

    “Srebrenica nuk duhet të ndodhë kurrë më”, Parlamenti Evropian bën thirrje për ndërhyrje në Gaza

    “Paska rrejtë”, Murati i reagon Ramës pasi akuzoi Qeverinë në detyrë për bllokim të buxhetit të Prishtinës

    Trump vendos tarifa prej 25 për qind ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

    Sulm i pazakontë nga bletët në Francë, tre shtrihen në spital, 21 të lënduar

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.