Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Detaje tronditëse nga vrasja e shqiptarit në Athinë, dëshmitari: U qëllua me armë disa herë

    22/02/2023 11:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Detaje tronditëse kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar mbrëmë në Athinë. Ngjarja ndodhi mbrëmë në një lokal në Nea Joni. Një dëshmitar i ngjarjes rrëfeu se ndaj shqiptarit ishte qëlluar disa herë me armë.

    “Dëgjova 6-7 të shtëna, dola jashtë. Ishte rrëmujë këtu. E pashë viktimën, ishte përtokë. E kishin plagosur, por ishte gjallë”, tregoi dëshmitari okular për newsit.gr, transmeton GazetaDemos.

    Më pas ai shtoi se kishte dëgjuar njq makinë që iku dhe disa persona që thoshin; ‘shko, shko’. Më pas erdhi policia dhe ambulanca. Sipas informacioneve bëhet e ditur se krimi ndodhi pak para mesnate. Katër burra hynë në lokal dhe u ulën në një zonë vip, të ndjekur nga tre të tjerë.

    Në momentin që kamerierja u sjell ujin, grupi prej shtatë personash filluan konfliktin, duke u larguar nga zona vip dhe u zhvendosën në pjesën tjetër të lokalit.

    Njëri prej tyre mes sherrit, nxjerr armën dhe qëllon, ndërsa plumbi ka kapur fatkeqësisht të riun shqiptar që ishte ulur në një tjetër tavolinë, për të parë ndeshjen.

    30-vjeçari, ende i paidentifikuar ka mbetur i plagosur në klavikul dhe është dërguar i gjallë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve. Në vendin e sulmit u gjetën nëntë gëzhoja dhe autoritetet sekuestruan makinën e grupit të autorëve që u konfliktuan me njëri-tjetrin, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tyre./Abcnews.al

    Artikuj të ngjashëm

    Si ndodhi plagosja e së premtes në Prishtinë?

    Vrasja e gruas në Pejë: Arrestohet i dyshuari, i sekuestrohet arma

    Vrasja e 18 vjeçarit në Podujevë, Prokuroria ka propozuar shqiptimin e dënimit me burgim për dy të miturit

    Të Fundit

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar

    Amerika feston pavarësinë, pamje nga hedhja e fishekzjarreve në Prishtinë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.