Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Komandanti i KFOR-it: I bëra të qartë Beogradit se i kemi numrat e mjaftueshëm për t’u kujdesur për sigurinë

    21/02/2023 19:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Komandanti i KFOR-it, Angelo Ristuccia, në një intervistë ekskluzive për Klan Kosova, ka thënë se ia ka bërë të qartë Beogradit se kanë personel të mjaftueshëm për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në mbarë Kosovën. Sa i përket FSK-së, Ristuccia tha se ata mund të lëvizin në veri të vendit vetëm pas miratimit të komandantit të KFOR-it. Lidhur me zhvillimet e fundit, ai deklaroi se dëshiron t’ua bëjë të qartë të gjithëve se forcat paqeruajtëse janë të vetëdijshme për atë që po ndodh në terren.

    “Siç e thash qartë ua kam bërë me dije që jemi plotësisht të pajisur, kemi numra të mjaftueshëm, dhe të organizuar për t’u kujdesur për sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në tërë territorin e Kosovës”, ka thënë Ristuccia.

    Ai tha se duke pasur inteligjencën e NATO-s, 27 aleatëve dhe 7 vendeve partnere, KFOR-i ka kapacitet të mjaftueshëm për të kuptuar se çfarë po ndodh në terren.

    “Është detyra jonë profesionale si dhe morale që plotësisht të kuptojmë situatën t’ia japim sëcilit fenomen dimensionin e duhur që ka dhe me lejoni të sigurojë të gjithë popullatën në Kosovë që ne kemi një kuptim të qartë të asaj se çfarë ndodhë në terren. Do të doja t’ua rikujtoja të gjithëve që ne kemi në terren inteligjencen e NATO-s, kemi 27 vende, 27 aleatë të NATO-s dhe 7 vende partnere të cilat janë plotësisht të zotuara që të na mbështesin. Pra kemi një pasqyrë të qartë se çfarë po ndodhë”, deklaroi ai.

    Ristuccia ka folur edhe për lëvizjen e FSK-së në veri, gjë që sipas tij mund të bëhet vetëm me miratimin e komandantit të KFOR-it.

    “FSK-ja mund të zhvendoset në veri me pëlqimin e komandantit të KFOR-it, ne plotësisht respektojmë nivelet e trajnimit dhe çfarë mund të bëjnë në fushën e shpëtimit në katastrofa me mjete të pashpërthyera dhe ato që kanë të bëjnë më hulumtim e shpëtim”, tha ai.

    “Më lejoni ta them shumë qartë se ka një marrëveshje ndërmjet institucioneve të Kosovës e KFOR-it dhe NATO-s, që zhvendosja e FSK-së në veri ka nevojë për pëlqimin e komandantit të KFOR-it”, pohoi ai.

    Artikuj të ngjashëm

    KFOR: Karabinierët italianë me prezencë të përhershme mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë

    Barduani dhe shefi i Mbrojtjes së Gjermanisë flasin për sigurinë në Kosovë

    Barduani: Gratë luajnë rol kyç në promovimin e një diversiteti për parandalimin e krizave

    Të Fundit

    Aksident në Suharekë, vetura përfundon brenda një lokali

    Kurti: Paga mesatare në sektorin privat u rrit për 50% në vitit 2024, në krahasim më katër vjet me parë

    Zemaj me akuza të forta: Dejona Mihali e mëson çka me fol kryeministrin Kurti

    Paçarizi: Bislimi sot foli me Serbinë në emër të Kosovës – s’ka legjitimitet për këtë

    Bashkë apo të ndarë? Alba zbulon raportin me Limin pas Ferma VIP

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.