Talibanët duan që kancelarja gjermane Angela Merkel të vizitojë Afganistanin, duke thënë se ajo ka një “vend të veçantë” për ta në vend, transmeton Anadolu Agency. Në një intervistë të publikuar në gazetën gjermane Bild, zëdhënësi i talebanëve Zabiullah Mujahid tha se grupi “vërtet do të mirëpriste” Merkelin në Afganistan.
“Duam të kemi një mjedis të fuqishëm dhe plotësisht të siguruar këtu në Afganistan, i cili do të pranohet nga të gjitha vendet në botë dhe në të cilin do të besojnë udhëheqësit e botës. Ata duhet të vijnë dhe të vizitojnë vendin tonë, dhe këtu sigurisht se ka një vend të veçantë për Angela Merkel”, tha ai.