Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Fatos Klosi flet për vrasjen e Ahmet Krasniqit: Ai ishte një qiragji, një njeri që s’përfaqësonte asgjë 

    12/02/2023 14:13
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një nga vrasjet më mizore që akoma edhe gjatë kësaj dite mbetet mister, është ajo e ish-kolonelit të UÇK-së, Ahmet Krasniqi, i cili në mbrëmjen e vonë të 21 shtatorit të 1998, vritet pas një atentati në Tiranë.

    Në kohën kur ndodhi kjo vrasje, në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë ka qenë Fatos Klosi, ku i ftuar në emisionin “n’Demos”, ka thënë që Krasniqi në atë kohë ka qenë i parëndësishëm për të, andaj sipas tij edhe nuk është marrë shumë me rastin.

    “Nuk jam kontaktuar unë, është kontaktuar shërbimi, sepse ai ishte qiragji tek një punonjës i shërbimit, unë vet e dija që do të më kërkonin llogari për këtë punë, dhe u interesova, dhe kam pyetur edhe këta të UÇK-së, more dini gjë ju, për neve ai ishte një qiragji, një njeri që s’përfaqësonte asgjë, për ne Qeveria Bukoshi nuk ekzistonte, ushtria e saj nuk ishte në luftë fare, ajo që quhej FARK, veq se visheshin me uniforma të UÇK-së e mburreshin nëpër Tiranë, pra në këtë pikëpamje, ai ( Ahmet Krasniqi ) nuk kishte rëndësi fare, madje vonë e kam marrë vesh, që priste emërimin në Qeverinë Bukoshi si ministër i Mbrojtjes, FARK-u rrinte në Tiranë, nëpër shtëpi shumë komode, ne nuk kishim marrëdhënie me Qeverinë Bukoshi, nuk arritëm dot që ta zgjidhim rastin e vrasjes së tij”, ka thënë ai, shkruan GazetaDemos.

    Kritika të mëdha, Klosi ka për formacionin ushtarak gjatë luftës në Kosovë, të njohur si FARK, pasi sipas tij, pjesëtarët e tyre qëndronin në Shqipëri në kohën kur në Kosovë shpërtheu lufta.

    “Në Kosovë bëhej luftë, këta të FARK-ut rrinin në Tiranë, e kemi konsideruar si problem të rëndësishëm, nuk ishte mirë për shtetin shqiptar, Shërbimi Informativ kishte detyrat e veta, e kam dëgjuar që është bastisur shtëpia e tij për armë, ai punonjësi mu ankua se tha që më kanë bastisur shtëpinë, i thash kush, tha Policia, ai e kishte me vetën, por jo”, është shprehur ai.

    Emisioni i plotë:

    Artikuj të ngjashëm

    Astrit Mehmetaj tregon se si Agim Selmanaj me shokë vrau 9 ushtarë serb në Isniq

    Ish-luftëtarit i UÇK-së: Ma kanë çel edhe varrin, plumbi i snajperit më ka dalë prej njërës anë në tjetrën

    Hysni Gucati shpallë kandidaturën për kryetar të OVL së UÇK-së

    Të Fundit

    Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

    Trump vendos afat për marrëveshje tregtare – bota në pritje të 9 korrikut

    Gjendjet një trup i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit, dalin detajet e para

    Kosova rrit importin nga Serbia mbi 100%, Gërxhaliu: Kjo e dëshmon më së miri efektin e shkatërrimit të sektorit privat

    Edi dhe Anisa kapen mat në Istog

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.