Jeton Nimani nga Banja e Pejës ditë më parë ka humbur gruan nga Covid-19.
36 vjeçarja ishte në muajin e tetë të shtatzanisë kur u infektua me covid-19.
Nimani thotë se gjendja e gruas së tij ishte e mirë për 9 ditë, por pas një kontrolli në QKUK iu përkeqësua gjendja e saj, ku më pas edhe vdiq pas lindjes së vajzës.
Ai ka akuzuar mjekët për neglizhencë pasi sipas tij, edhe shenjat në trup të gruas e bënte për të dyshuar në një gjë të tillë.
Nimani tani kujdeset i vetëm për shtatë fëmijët e tij, ku më i madhi është 9 vjeç e më i vogli disa ditë.
Ai ka kërkuar ndihmë nga të gjithë bamirësit, që së paku veshmbathje e gjëra ushqimore të ketë për fëmijët e tij.