Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Italia jep alarmin për hakerim kompjuterash në shkallë të gjerë në mbarë botën

    05/02/2023 23:09
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Mijëra sisteme kompjuterike në mbarë botën janë shënjestruar nga një sulm kibernetik, i llojit “ransomware”, që do thotë se hakerat kërkojnë para në këmbim të informacioneve të vjedhura.

    Lajmi u njoftua të dielën nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike e Italisë (ACN), e cila paralajmëroi për ndërmarrjen e veprimeve për të mbrojtur sistemet.

    Sulmi kibernetik synoi të shfrytëzonte një dobësi të programeve kompjuterike, tha drejtori i përgjithshëm i agjencisë Roberto Baldoni për agjencinë e lajmeve “Reuters”, duke shtuar se ai ishte një sulm i një shkalle masive.

    Agjencia italiane e lajmeve ANSA, duke cituar ACN-në, njoftoi se programet kompjuterike ishin komprometuar edhe në vende të tjera evropiane si në Francë, Finlandë, Shtetet e Bashkuara e Kanada.

    Zyrtarët amerikanë të sigurisë kibernetike thanë se po bënin një vlerësim të situatës pas incidenteve të njoftuara nga pala italiane.

    “CISA po punon me partnerët e saj të sektorit publik dhe privat për të vlerësuar ndikimet e këtyre incidenteve të njoftuara e për të ofruar ndihmë aty ku është e nevojshme”, bëri të ditur Agjencia amerikane për Sigurinë Kibernetike dhe të Infrastrukturës.

    Dhjetëra organizata italiane ka të ngjarë të jenë prekur dhe shumë të tjera ishin paralajmëruar të merrnin masa për të shmangur një dalje jashtë sistemeve të tyre.

    Klientët e kompanisë “Telecom Italia” njoftuan probleme me internetin më herët gjatë ditës së diele, por dy çështjet nuk besohet të kenë lidhje me njëra-tjetrën.

    Artikuj të ngjashëm

    Dëmtohet me ngjyrë e mjet të mbrehtë tabela ku uron mirëseardhje në Zveçn – VIDEO

    VV-ja i thotë “po” takimit me presidenten Osmani

    “Janë gjetur dy lloje të gëzhojave”, Policia jep detaje për gjuajtjet me armë mbrëmë në Prishtinë

    Të Fundit

    Dëmtohet me ngjyrë e mjet të mbrehtë tabela ku uron mirëseardhje në Zveçn – VIDEO

    VV-ja i thotë “po” takimit me presidenten Osmani

    “Janë gjetur dy lloje të gëzhojave”, Policia jep detaje për gjuajtjet me armë mbrëmë në Prishtinë

    Rina Maloku raportohet se po merret në pyetje për rastin e bashkëshortit

    Bajrami: Nëse VV është kundër propozimit të LDK-së, le të lëvizë – i ka edhe 13 parti tjera që s’iu ka bërë ofertë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.