Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Tahiri: Do ta dërgojmë në Kushtetuese Ligjin e Pagave, nëse nuk plotësohen kërkesat për rritje të koeficientit

    04/02/2023 22:42
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Qeveria e Kosovës në fillim të kësaj jave bëri publik koeficientin në vlerë të 105 euro. Kjo shumë e caktuar ka ngjallur reagime të shumta të opozitës, disa sektorëve në administratën publike dhe mundësitë që Ligji i Pagave të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

    Nga PDK thonë se në rast se gjatë leximit të parë dhe të dytë në Kuvend, nuk plotësohet kërkesat e tyre për rritje të koeficientit në vlerë të 125 eurove, atëherë do ta dërgojnë në Kushtetuese.

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahir ka paralajmëruar dërgimin e Ligjit të Pagave për interprerim në isntancën më të lartë gjyqësore në vend.

    “Ne kemi pasur një debat të gjatë për ligjin e pagave që nuk e caktonte koeficientin Qeveria. Tash me ligjin për buxhet e përcaktuan koeficientin 105 euro dhe ne kemi dhënë argumente se koeficienti 120 euro është i mundur për buxhetin e Republikës së Kosovës. Ky koeficient aktual është koeficient I mjerimit, një koeficient që do ta zbrazë Kosovën, një koeficient, ku mjekët, policët e të tjerët do të kërkojnë vende të tjera të punës jashtë Kosovës, sepse kanë të papërballueshme jetën me këto paga që i marrin. Po bëjmë të gjitha vlerësimet me juristët tanë në PDK, dhe në rast se nuk do të merren parasysh në kuadër të dy leximeve propozimet tona, atëherë do të dërgojmë në Kushtetuese ligjin e pagave”, thotë Abelard Tahiri në “Blic Interview”.

    Artikuj të ngjashëm

    PDK do t’i dërgojë në Kushtetuese 20 ligje

    “200 mijë euro grante për familjarë”, përplasje mes Fitore Pacollit dhe Abelard Tahirit në Kuvend

    Tahiri kërkon nga AKI-ja që të bëjë kallëzim penal ndaj Rilind Gërvallës

    Të Fundit

    TCh: Prapa kontejnerëve në Theth është Prek Kodra – para 2 vitesh raportohej se kishte planifikuar atentat ndaj Kurtit 

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.