Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Serbët ndërpresin punimet për ndërtimin e stacionit policor në Dren të Leposaviqit

    02/02/2023 20:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Me dhjetëra serbë, banorë të fshatrave Dren, Leshak e Zasellë të Leposaviqit, të enjten u vendosën në të dy anët e rrugës magjistrale Mitrovicë-Leposaviq tek pika kufitare në Jarinjë.

    Protesta u bë qysh nga e mërkura kur nisi jetësimi i planit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, për planin për ndërtimin e stacionit kushtuar policisë kufitare, në këtë zonë malore të komunës më veriore të republikës.

    “Dje në mëngjes nisën punimet dhe s’kishte ndonjë problem. Ndërsa sot punëtorët të cilët duhet të jenë këtu për të vazhduar punimet nuk janë. Kemi pranuar mbrëmë informacionin që nuk do të ketë punime sot gjatë ditës dhe po ashtu i kemi informuar banorët dhe njerëzit të cilët janë duke protestuar”, tha nga vendi i ngjarjes Veton Elshani nga Policia e Kosovës.

    Më 16 janar ekzekutivi miratoi vendimin për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik, zonat Kadastrale Dren dhe Leshak të Leposaviqit, njofton Klan Kosova.

    Sipas vendimit në fjalë është e nevojshme që të iniciohen e kryhen procedurat e shpronësimit dhe vlerësimit të pronës për të gjithë pronarët e evidentuar.

    “Po protestojmë për shkak se pushteti në Prishtinë po e bëjnë një bazë policore. Ajo po bëhet aty afër nesh. Nuk është mirë ta kemi aty pranë shtëpisë. Ku po bëhet ajo ne i kemi pronat, malin. Ne kemi bërë ankesë për shkak se kjo po bëhet në pronat tona”, thotë Vladan Jokoviq, protestues.

    “Ne që jemi rritur e jetojmë këtu jemi kundër. Çka duhet ajo bazë këtu, për çka. Si do të ishte që unë me ushtri e polici të shkoj e të ndërtoj bazë në Prizren a Ferizaj. Si do të ishte kjo? Ne askënd s’e prekim apo cenojmë. Vetëm duam të jetojmë në paqe e harmoni. Nëse është bazë për polici kufitare le të shkojë e të bëhet nëpër kufij e jo në mes të komunës”, theksoi Jovan Milovanoviq,banor i fshatit Dren.

    Në emër të ankesave që i kanë për procesin e shpronësimit, banorët protestues nëpërmjet avokatit Nebojsha Vlajiq, të premten do dorëzojnë padi në Gjykatën Supreme të Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    Pika kufitare në Leposaviq, ushtarët e KFOR-it shfaqen me armë të gjata

    Arrestohet një burrë në Leposaviq, e kanosi përmes telefonit ish të dashurën

    Vuçiq e Dodik me flamuj serbë e rusë në përballjen Zvicër-Serbi, politikani serb: Turp, hajde në Prishtinë shpalose flamurin rus

    Të Fundit

    Egli vishet me dimija e jelek, a bën për nuse në Pavlan?

    Dodik: Qëllimi ynë kombëtar është bashkimi me Serbinë 

    Kjo është dhurata që Shyhrete Behluli i bëri Engjëllushes për kanagjegj

    Koci: Po flas me të gjithë akterët politik privatisht, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët dhe me e rritë angazhimin

    Mustafa: Qasja e Vetëvendosjes është mshele gojën, voto qysh t’thojmë na

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.