Deputeti i Vetëvendosjes, Agon Batusha ka thënë se qëndrimi i tyre rreth Asociacionit, është i qartë, derisa ka shtuar se këtë marrëveshje nuk e lejon Kushtetuta e Kosovës, shkruan GazetaDemos.
“Janë 33 marrëveshje si dhe 32 të tjera të cilat ne jemi të gatshëm t’i zbatojmë. Në këtë marrëveshje ka një vendim të gjykatës kushtetuese, një interpretim të Kushtetueses për këtë marrëveshje që është bërë në vitin 2012 dhe pse te zbatohet ose portretizohet vetëm një marrëveshje kur janë edhe 32 të tjera të cilat ne jemi të gatshëm e Serbia po i bllokon prandaj duhet të ketë qasje selektive pra duhet të ketë gjithëpërfshirje dhe duhet të ketë balanca ne diskutime dhe jo të shtohet të kërkohet diçka nga Kosova e ndaj Serbisë të mos kërkohet asgjë”. ka thënë ndër të tjera, Batusha.
Ndër të tjera, Batusha ka thënë se diskutimet për çështjen e Asociacionit janë të pranueshme, por që sipas tij qëndrimi për këtë është i njëjtë edhe nga Presidenca e Qeveria.
“Qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje janë të qarta sa i përket Asociacionit. Nuk e lejon Kushtetuta për shkak se e njeh Kosovën si shtet multietnik dhe afirmitetet qe krijohen të reja qe e cenon kushtetueshmërinë natyrisht që ne nuk do t’i pranojmë. Diskutimet janë të mirë se ardhura përderisa ato edhe për të cilat informohet edhe organet e shtetit por qëndrimet e shtetit pra organet shtetit e Qeverisë e Presidenca dhe të shumicës parlamentare janë të qarta sa i përket Asociacionit”, tha Batusha.