Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci ka reaguar pas takimit të sotëm në ambasadën amerikane, në të cilin u diskutua për asociacionin, shkruan GazetaDemos.
Ajo ka përmendur edhe të kaluarën e saj duke theksuar se pjesën më të madhe të saj është ballafaquar me të.
Ndërkaq, ajo thotë se të gjitha ato vende që kanë pas një të kaluar të ngjashme me Kosovën është potencuar rëndësia që të mos ketë ndarje etnike.
“Për shkak të së kaluarës sime, në pjesën më të madhe të jetës jam marrë me temën e ballafaqimit me të kaluarën dhe mekanizmat për të ecë përpara. Në krejt këtë rrugëtim, atë që e kam dëgjuar në çdo përvojë të prezantuar nga kontekste te ndryshme të vendeve të ndryshme por me të kaluar të ngjashme me vendin tonë, gjithmonë është potencuar rëndësia që mos të ketë ndarje etnike”, shkroi Bogujevci.
Ajo po ashtu përmend edhe pyetjen që e ka ngritur për asociacionin, se si ai i integron serbët, kur ne fakt sipas saj sheh izolimin e instrumentalizimin e tyre nga Serbia.
“Pyetja që unë në vazhdimësi e kam ngritur për Asociacionin është se si i integron ai serbët, kur ai në fakt parasheh izolim të tyre nga shumica dhe pakicat tjera në Kosovë dhe instrumentalizim të tyre nga Serbia”, shkroi tutje ajo.
“Nëse nuk është për serbët e Kosovës atëherë, Asociacioni nuk mund të jetë kompensim për Serbinë që ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve dhe e lufton Republikën e Kosovës. Për krimet e luftës dhe kundër njerëzimit, nuk kemi as pranim faji, as kërkimfalje, as drejtësi, as dëmshpërblim. Për më tepër, nga Serbia kemi mohim të masakrave, mosnjohje të shtetit, moskthim të të zhdukurve me forcë, moskthim të artefakteve të grabitura, financim të strukturave paralele, barrikada e kriminalitet, vrasje politike, lobim për çnjohje, bllokim të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, etj”, shkroi ajo, transmeton GazetaDemos.
Nënkryetarja e kuvendit, thotë se për krimet e luftës nuk kemi as pranim faji, as kërkim falje, as drejtësi e as dëmshpërblim, por vetëm mohim të masakrave, mosnjohje të shtetit e shumë gjëra të tjera.
“Nëse nuk është për serbët e Kosovës atëherë, Asociacioni nuk mund të jetë kompensim për Serbinë që ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve dhe e lufton Republikën e Kosovës. Për krimet e luftës dhe kundër njerëzimit, nuk kemi as pranim faji, as kërkimfalje, as drejtësi, as dëmshpërblim. Për më tepër, nga Serbia kemi mohim të masakrave, mosnjohje të shtetit, moskthim të të zhdukurve me forcë, moskthim të artefakteve të grabitura, financim të strukturave paralele, barrikada e kriminalitet, vrasje politike, lobim për çnjohje, bllokim të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, etj”, përfundoi ajo.