Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ganimete Musliu akuzon Prindon Sadriun: Merr pagë pa punuar, shantazhon mediat

    29/01/2023 09:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Partitë opozitare në vend po vlerësojnë se partia në pushtet është duke larguar njerëzit nga administrata publike për t’i punësuar të afërmit e tyre. Sipas tyre me këtë Qeveri ka marr formë “nepotizmi”.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, tha se nga dita e parë Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, ka shfrytëzuar mundësinë në çdo moment për ti larguar njerëzit, me difirencu njerëz politikisht, me bërë presion mbi administratën publike që ata të lëshojnë vendet e punës dhe të punësojnë njerëz të vet.

    “Qeveria e Kosovës nga dita e parë e ka shfrytëzuar mundësinë në cdo moment për ti larguar njerëzit, me difirencu njerëz politikisht, me bërë presion mbi administratën publike që ata të lëshojnë vendet e punës dhe të punësojnë njerëz të vet, njerëz të afërt edhe familjarë, e aq më keq kur Qeveria e Kosovës i shfrytëzon katastrofat në vend që ti kryej këto punësime dhe këto punësime të kalojnë në heshtje”, tha ajo për EkonomiaOnline.

    Musliu duke përmendur disa nga punësimet familjare që sipas saj i ka bërë udhëheqësit shtetërorë, tha se kësaj qeverisje duhet që ti vije fundi pasi sipas saj pushteti ka hyrë në një rrugë pa krye.

    “Nuk guxon që të kalon në heshtje punësimi i tezakës në këtë rast sepse ju e din që nuk është vetëm ai rast e kishim edhe vëllaun, pra disa ditësh të presidentes Bankën Qendrore, kishim një tezake tjetër në Universitet e kështu më radhë të mos flasim për bashkëshortin e saj i cili merr pagë pa punuar as një ditë i cili shantazhon mediet. Unë konsideroj që kësaj qeverisje duhet që ti vije fundi, dy vjet kemi pritur me ide që kjo do ta gjejë rrugën por fatkeqësisht kjo ka hyrë në një rrugë pa krye dhe nuk ka kthim”, tha ajo.

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, u shpreh se punësimet e të afërmeve nga Qeveria është bërë një gjë normale.

    Ai ka ironizuar me këto punësime, duke thënë se korrupsioni e nepotizmi kanë marr kuptim për këtë Qeveri.

    “Në fakt ka qenë një debat i ashpër për këto punësime në kohët më përpara edhe kanë shpikur këso lloj punësime, kanë etiketuar edhe kanë përbaltë plotë njerëz, kanë qenë krejt rrena. Kurse tani kjo punë është aq normale edhe aq përditë bëhen edhe nuk është reagimi qysh pritej apo si ka qenë atëherë. Unë besoj që kjo qeveri nepotizmin, do të thotë tash ka marr kuptim gjithçka edhe korrupsioni edhe kapja e shtetit edhe nepotizmin edhe të gjitha”, u shpreh Berisha.

    “Tash ka marr kuptim kapja e shtetit, atë herë ka qenë vetëm si farëz, është përdorur politikisht dhe është gënjyer në masë të madhe, por tash është duke u bërë më të vërtet. Është e rrezikshme sepse shteti nuk mundet dhe nuk funksionon”, tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Mospjesëmarrja e krerëve të shtetit në varrimin e Haxhi Thaçit, reagon ashpër Musliu

    Musliu: Fitore Pacolli gjatë 2024’s asnjëherë s’e ka ftuar në raportim ministrin Peci pavarësisht kërkesave

    Ia falsifikoi fotografinë, Ganimete Musliu paraqet rast në polici ndaj anëtarit të GUXO

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.