Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Grabiti 2000 euro në filialin e një institucioni mikrofinanciar në Gjakovë, arrestohet nga Policia

    27/01/2023 21:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ka arrestuar një person për veprën penale “Grabitje” në Gjakovë.

    Grabitja ka ndodhur në degën e mikrofinancës “RIA” në rrugën “Avdullah Babalija” në Gjakovë.

    Siç njoftoi Policia, grabitësi kishte kërcënuar me thikë punëtorin, me ç’rast iu vodhën një shumë të hollash në vlerë prej 2000 euro.

    Njoftimi:

    Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale “Grabitje”
    Gjakovë, 27 janar 2023
    Stacioni Policor në Gjakovë rreth orës 18:40 kishte marr informacion se filiali mikrofinanciar “RIA” në rrugën “Avdullah Babalija në Gjakovë ishte grabitur nga një person nën kërcënimin e një sëpate, nga ku punëtores në këtë filial i ishin grabitur 2000 euro. I dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur.

    Zyrtarët policorë me të pranuar informacionin menjëherë janë vënë në kërkim të të dyshuarit, ku nëpërmes rrugëve operative dhe hetimore është arritur të gjendet dhe të arrestohet i dyshuari me inicialet F. H., i lindur në vitin 1995, shtetas i Republikës së Kosovës. Në posedim të tij janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
    • Një sëpatë dhe
    • 2000 euro në bankënota 200-she, 100-she dhe 50-she.

    I dyshuari pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave tjera policore, në konsultim me Prokurorin e Shtetit është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rast “Grabitje”.

    Artikuj të ngjashëm

    Prishtinë: Grabitet një shumë parash nën kërcënimin e elektroshokut

    Shokë nga burgu: Si e bënë planin të akuzuarit për grabitjen në Suharekë?

    “Telefonat i dëgjuam ndër plloçë”, banori tregon se si u gjetën fëmijët që humbën jetën në Jabllanicë

    Të Fundit

    Izmaku: S’ka takim të ri me LVV-në – mungesë totale e vullnetit politik të partive të mëdha për ta gjetur zgjidhjen

    Deklarohen nga Policia, dalin detaje rreth vdekjes së 27-vjeçarit pak kohë pasi u arrestua

    Ekskluzive: Pamje të rënda: Momenti kur arrestohet i riu në Lipjan, i cili pak kohë më pas vdiq

    Dështon edhe për të 43-tën herë konstisuimi i Kuvendit

    Fillon përpjekja e 43-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.