Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Apeli kthen në rigjykim, rastin e deputetes së VV-së, Vrenezi dhe ish-zyrtarit të Prizrenit, Thaqi që ishin dënuar me nga tri vite burgim

    27/01/2023 13:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin e njohur si “Abi Çarshia”, ku deputetja Jetmire Vrenezi bashkë me ish-zyrtarin e Komunës së Prizrenit, Islam Thaqi ishin dënuar me nga tri vite burgim secili për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

    Gjykata Themelore në Prizren, më 17 maj 2022, kishte dënuar  Vrenezin dhe Thaqin ndërsa ishin liruar nga akuza Egzona Morina- Thaçi, Arian Taraku dhe Isë Bislimaj dhe Shqipron Krasniqi.     

    Në vendimin e Apelit, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se ankesa e mbrojtësit të  Thaqit, avokatit Blerim Mazreku dhe avokatit Vrenezit, Adem Vokshi  janë aprovuar dhe çështja i kthehet gjykatës së shkallës së parë, në rigjykim dhe rivendosje.

    Sipas Apelit, në rigjykim gjykata e shkallës së parë, duhet të veprojë sipas vërejtjeve të cekura të kësaj gjykate, t’i eliminojë kundërthëniet, t’i procedojë edhe një herë të gjitha provat për zbardhjen e drejtë dhe të plotë të gjitha fakteve.

    Ndërsa, sipas vendimit, ankesa e Prokurorisë Themelore në Prizren, përkitazi me vendimin për dënim është cilësuar si jo lëndore.

    Në vendim thuhet se, aktgjykimi i ankimuar është i përfshirë në shkelje esenciale, ngase emërtimi ligjor i veprës penale për të cilën të akuzuarit janë shpallur fajtorë nuk përputhet me dispozitivin dhe se arsyetimi përkitazi me këtë vepër penale, si për pjesën dënuese dhe atë liruese, i mungojnë arsyet për faktet vendimtare.

    “…emërtimi ligjor i veprës penale për të cilën të akuzuarit janë shpallur fajtorë, nuk përputhet me përmbajtjen e dispozitivit gjegjësisht figurën e veprës penale të paraqitur në dispozitiv, pastaj të njëjtit-pra, arsyetimi përkitazi me këtë vepër penale, si për pjesën dënuese dhe atë liruese, i mungojnë arsyet për faktet vendimtare,”, thuhet në vendim.

    Tutje, në vendim thuhet se  arsyet e dhëna përkitazi me faktet vendimtare në këtë çështje penalo-juridike, përveç, që janë në kundërshtim me dispozitivin, të njëjtat janë në kundërshtim edhe në mes veti e po ashtu, nuk kanë mbështetje as në prova dhe shkresa tjera në lëndë, raporton Betimi për Drejtësi.

    Gjykata e Apelit ka vlerësuar se aktgjykimi i ankimuar nuk mund të qëndrojë as në pjesën liruese ngase gjykata e shkallës së pare për fakte dhe rrethana të njëjta ka dhënë vlerësime të ndryshme.

    “Kjo gjykatë vlerëson se aktgjykimi i ankimuar tani për tani nuk mund të qëndrojë as përkitazi me pjesën liruese, ngase, gjykata e shkallës së parë, për fakte dhe rrethana të njëjta për të gjithë të akuzuarit ka dhënë vlerësime të ndryshme, pra, ndryshe për pjesën dënuese, ndryshe për pjesën liruese, ndërsa, të akuzuarit, dy nga ata, i ka shpallur fajtorë, e katër të tjerë i ka liruar, atëherë, pa dyshim që aktgjykimi i ankimuar si i tillë, tani për tani nuk mund të qëndrojë as për pjesën liruese, prandaj, vendosi që edhe për këtë pjesë aktgjykimi i ankimuar të anulohet dhe çështjen ta kthejë në rivendosje”, thuhet në vendim.

    Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, më 20 dhjetor 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Islam Thaqi, Jetmire Venezi, Egzonë Morina-Thaqi, Arian Taraku dhe Isë Bislimaj, të cilët po i ngarkon me veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

    Në aktakuzë thuhet se me 19 dhe 21 korrik 2019 në Prizren, në objektin “Abi Çarshia”, të akuzuarit Islam Thaqi, në cilësinë e drejtorit të Inspektoratit, Jetmire Verezi dhe Egzona Morina Thaqi, inspektore të ndërtimit, Arianit Taraku dhe Isë Bislimaj, zyrtarë në Drejtorinë e Inspektoratit, Shqipëron Krasniqi, përfaqësues ligjor në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të shkaktimit të dëmit “Abi” SH.P.K në Prizren.

    Sipas aktakuzës, të akuzuarit realizojnë rrënimin e aneks-objektit të “Abi Çarshia”, duke e ditur se i dëmtuari ka dorëzuar aplikacionin për legalizim, raporton Betimi për Drejtësi.

    Prokuroria pretendon se të njëjtit kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje, me Udhëzimin Administrativ nr.06/19, me Ligjin mbi procedurën e përgjithshme administrative, si dhe vendimet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nr. A-213/18 dhe A-179/19, me të cilat ishin anuluar aktvendimet e Drejtorisë së Inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë në Prizren.

    Sipas Prokurorisë, këto vendime obligojnë organet komunale në Prizren të veprojnë konform Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, si dhe udhëzimeve administrative në fuqi, andaj sipas aktakuzës, të akuzuarit duke mos i përfillur këto vendime, veprojnë në kundërshtim me ligjet në fuqi.

    Dëmi që pretendohet se i është shkaktuar “Abi Çarshia”, me rrënimin e ankesit në fjalë, është në vlerë prej 69,729.66 euro.

    Me këto veprime, të gjithë të akuzuarit ngarkohen se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 paragraf 2-1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

    Artikuj të ngjashëm

    Deputetja e VV-së, Jetmire Vrenezi e dënuar me 3 vjet burgim vazhdon punën si deputete (VIDEO)

    Nëse Jetmire Vrenezit i duhet të jap dorëheqje, kjo zyrtare e VV-së do të bëhet deputete

    LAJMI I FUNDIT: Vjen një gjysmë reagim nga VV-ja për dënimin me burg të deputetes së tyre

    Të Fundit

    Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

    Trump vendos afat për marrëveshje tregtare – bota në pritje të 9 korrikut

    Gjendjet një trup i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit, dalin detajet e para

    Kosova rrit importin nga Serbia mbi 100%, Gërxhaliu: Kjo e dëshmon më së miri efektin e shkatërrimit të sektorit privat

    Edi dhe Anisa kapen mat në Istog

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.