Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hamiti i LDK-së: Jokonsistenca e Kurtit është bërë shembullore

    26/01/2023 20:50
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Haliti, ka reaguar pas konfirmimit se kryeministri Albin Kurti në darkën e mbrëmshme me emisarin evropian, Miroslav Lajçak, është pajtuar për respektimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara me Serbinë.

    Përmes një shkrimi në Facebook, Hamiti ka kujtuar ndryshimin e qëndrimit të LVV-së dhe kreut të saj për Bashkimin Kombëtar me Shqipërinë.

    “Para pavarësisë thoshin se Kosova s’do të bëhej shtet i pavarur. Pas pavarësisë se Kosova do të bashkohej me Shqipërinë. Pasi e morën pushtetin (dhe e lexuan Kushtetutën tonë), para dy vjetësh, e kuptuan dhe e thanë se bashkimin kombëtar nuk e lejon Kushtetuta e Republikës së Kosovës.” – ka shkruar ai.

    Sipas Hamitit, LVV-ja ka përmbysur sloganin “Jo negociata! Vetëvendosje”.

    “Kanë thënë me vjet se Asociacioni (“Zajednica”) s’do të bëhet, se e ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovë. Tash po thotë kryeministri Kurti se ky/kjo nuk e ka kaluar testin e Kushtetuetes. Dihet botërisht se Gjykata ka vendosur më 2015 se “Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe do të themelohet, siç është paraparë me Marrëveshjen e Parë, të ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe shpallur nga Presidentja e Republikës së Kosovës.” – ka thënë tutje ai.

    Në fund Hamiti ka shkruar: “Jokonsistenca konsistente e opozitarëve-tash-pushtetarë Kurti & Company është bërë shembullore”.

    Artikuj të ngjashëm

    Kastriot Shabani, kandidat i LDK-së për komunën e Shtimes

    Kushtetuesja dhe afati 30 ditor, Lushaku-Sadriu: Jemi tepër vonë… 

    Ilir Ferati rikandidohet për kryetar të Istogut

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.