Një person dyshohet se ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në qytetin e Pejës, shkruan GazetaDemos.
Sipas burimeve të redaksisë, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë, derisa nuk janë bërë të ditura shkaqet e këtij aksidenti.
GazetaDemos ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të përgjigjes.