Aktivistja dhe analistja kosovare, Zana Avdiu ka ironizuar me premtimet e dikurshme të Qeverisë Kurti dhe realitetin e tashëm, ku së fundmi është shtrenjtuar dukshëm tatimi për pronë.
Ajo riktheu në publik një premtim të Lëvizjes Vetëvendosjes që kishte bërë goxha bujë gjatë fushatës zgjedhore.
Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, tanimë kryeministër i vendit, dikur premtonte se do të ndërtojnë banesa për çiftet e lira me një çmim shumë më të lirë sesa që variojnë tani.
Por, Avdiu shprehet se tani pushteti po ua vështirëson jetën qytetarëve që t’i mbajnë edhe banesat që veçse i posedojnë në pronësi.
“Premtojshin banesa/shtepi per ciftet e reja, e mundesi te lehta banimi.. amaa, po e veshtiresojne mi mbajte edhe keto qe i kemi… Kap more shkoni bleni gjilpana e mjete higjienike per QKUK, se u bome rezil… e mos ua veshtiresoni edhe tutje jeten atyne pak njerezve qe jane mete ketu”, shkroi ajo në një postim në Facebook.