Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Xhavit Haliti flet për aksionin që u dënuan Adem Jashari, Hashim Thaçi e Sami Lushtaku

    21/01/2023 22:01
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Xhavit Haliti në emisionin “n’Demos”, ka folur për periudhën para se të dilte Ushtria Çlirimtare e Kosovës në skenë, ku është ndalur tek disa ngjarje që kishin ndodhur me ish-krerët e UÇK-së.

    Një nga aksionet e para sipas tij janë kryer nga Mujë Krasniqi e Xheladin Gashi, ndërsa për të ishte mbajtur shënim edhe në komunikatat e kohës.

    “Para se me shpall UÇK-në, aksioni më i rëndësishëm ka qenë ai tek hekurudha në Gllogoc. Ka qenë një aksion tepër i madh tepër i guximshëm pasi nuk ka ra asnjëri nga ta që ka qenë në aksion. Aty janë përmend disa emra, dhe janë dënuar disa persona në mungesë, mesin e tyre kanë qenë edhe Hashim Thaçi, edhe Sami Lushtaku edhe Adem Jashari, Ramiz Lladrovci. Publikisht janë quajt këta si dorë e Serbisë. Nuk ka pas komunikatë, ka pas shkrim në Zërin e Kosovës lidhur me këtë, kur ka dal komunikata 13, është shpërnda dhe është bë publike në emër të UÇK-së, aksionin e kanë kryer Mujë Krasniqi e Xheladin Gashi e disa të tjerë. Kanë qenë edhe dy atentatorë të tjerë, Zahiri ka qenë njëri nga ata më të suksesshmit”, ka thënë ai, shkruan GazetaDemos.

    Aksionet e kohës sipas tij bënë jehonë gjithëandej, sa që iu bë e qartë regjimit në atë kohë se nuk do ta ketë të lehtë luftën e nisur.

    “Sulmet kundër vendeve që i patën sjellë kolontë serbë, e sulmet brenda natës janë kryer në gjashtë vende, e nuk është vrarë askush, por jehona e këtij sulmi ka qenë shumë e madhe, të gjitha mediat në botë i kanë përmend aksionet e UÇK-së që janë kryer në pika të caktuara sepse ka qenë një mesazh”, është shprehur Haliti.

    Emisioni i plotë:

    Artikuj të ngjashëm

    I tha të shkojë tek psikiatri, Lladrovci i përgjigjet Sami Lushtakut

    Sami Lushtaku i përgjigjet Kurtit: Deklarata më e poshtër, e padrejtë të merret me ata që janë në Hagë

    Lushtaku: Kurtit atë ditë që i humb zgjedhjet ka me ik prej Kosovës

    Të Fundit

    Dogana sekuestron barna të kontrabanduara në një barnatore në Graçanicë

    BE-ja për urat mbi Ibër: Çdo projekt kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes komuniteteve

    Rama akuzon Qeverinë për bllokim të buxhetit: Rrezik alarmant, janë prekur të gjitha shërbimet jetike

    Ramadani për rastin në Lipjan: Policët e dyshuar urgjentisht të arrestohen, jo veç të suspendohen

    Rohde i shkon Kurtit në zyre, interesohet për konstituimin e Kuvendit – ai ia përmend takimet pas Aktgjykimit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.