Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, derisa ka folur në seancën e sotme të Kuvendit ka kërkuar dorëheqjen apo shkarkimin e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, shkruan GazetaDemos.
Tahiri tha se ministrja Hajdari është e vetmja ministre në histori që nuk e ka deklaruar pasurinë e saj, derisa potencoi se ajo njihet për dhjetëra skandale.
“Ministrja Hajdari është ministrja e parë qe e mban Qeveria e Kosovës dhe që nuk e ka deklaru pasurinë. Kur është kompetencë e saj mbrojtja e produkteve vendore, Serbia po shënon rekord të eksportimit të mallrave në vendin tonë. Një ministre e cila e ka fshehur pasurinë, është e papranueshme që të vazhdojë të qëndrojë në sallë një person që e fsheh pasurinë. A nuk janë të mjaftueshme gjithë këto skandale të kësaj ministre, që kjo ministre të dorëhiqet dhe të shkarkohet”, u shpreh ai.
Mes tjerash, Tahiri tha se nuk do ta votojnë projektligjin për sigurinë e përgjithshme të produkteve i cili udhëhiqet nga ministrja Hajdari.
Seancën e Kuvendit mund ta ndiqni drejtpërdrejt këtu: