Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Një qytetar nga Kosova u tentua të kidnapohej nga serbët në Bërnjak, ai tregon se si arriti të arratisej

    09/01/2023 21:02
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një qytetar i Kosovës (L.D.) ka rrëfyer për Indeksonline se si u tentua të kidnapohej në pikën kufitare Bërnjak, në anën serbe. Rasti ka ndodhur dje (8 janar) rreth orës 13:00.

    Siç thotë ai, në veturë kishte qenë bashkë me gruan dhe nënën e ishin nisur për vizitë tek disa familjarë në fshatin Ribariq, që ndodhet në Serbi. Gjithçka shkoi mirë derisa në anën serbe të atij vendkalimi, iu kumtua lajmi që ka një ndalesë, por pa i dhënë arsye.

    Kështu iu mor çelësi i veturës, dhe ai i dërgua në një barakë aty afër. Më pas, sipas tij, personat që e ndaluan biseduan në telefon me disa të tjerë të cilët do vinin për ta marrë me një veturë kombi.

    “Dje unë me gruan dhe nënën jemi nis me shku te disa familjarë prej Mitrovice në Ribariq, fshat 10 km përtej kufirit Bërnjak edhe kam shku në kufi, jam lajmëru në kufirin e Kosovës, më kanë dhënë leje me vazhdu. Kur kam hy në kufirin e Serbisë, ata më thane që unë kam një ndalesë. Kështu që më kanë parku në kufi edhe kanë hy me verifiku se çka është ajo ndalesë. Kam prit disa minuta aty, kur ka dalë nga aty, ka ardh polici më tha çelësat e veturës, ka hy i ka marrë vet i ka hjek edhe tha hajde me mu. Kom shku pas tij, më kanë fut në një barakë. Aty më kanë qu me një çosh dhe më thane ulu këtu e mos lëviz. Edhe e kanë mbyll derën me çelës. Unë duke tentu që me pyet pse po më ndaloni edhe cila është arsyeja. Më thane arsyen e kupton kur vinë me të marrë ata. Unë i thash kush janë ata, pse po vin me më marrë mu. Më tha “ata kur të vin të tregojnë pse”. Kanë telefonu ata prej atje edhe i kanë thane që me kanë është ky person, i thanë që qenka me gruan shtatzënë dhe nanën. I thane merrja dokumentacionin boni fotokopje verifikoj kush janë edhe ato liroj e këtë mbaje edhe konfiskoja telefonin. Edhe më kanë pyet ku po shkon, kush janë ata me emra me mbiemra. Më bënin pyetje maltretuese. Kur kontaktuan mes vete me ata “agjentat” që kishin me ardh me më marrë mu i thane se na po nisemi tash, ora rreth 13:10, por nuk mundemi me mbërri deri në ora 16. Edhe aty e kuptova që ata po vinë prej larg, nuk janë police të stacioneve përreth. Ata thane që vim e marrim me një kombi“, thotë ai.

    Tutje ai tregon që kur dëgjoi atë bisedë mes tyre, planifikoi arratisjen, që fatmirësisht ia doli.

    “Kur e kom kuptu që është një kidnapim, atëherë kam planifiku vetëm me ik. Edhe kam bë planin për me ik. Kam kërku që më dal me marr ajër të pastër e ujë derisa i kom shpërqendru policinë e Serbisë. Jom afru te vetura i kom thane gruas se këta po dojnë me më arrestu edhe merrni letërnjoftimat e juaj edhe ju kthenu për Kosovë.

    I kom thane policit a ka mundësi me ia dhanë çelësin e veturës gruas, këto le të kthehen e ju keni punë me mu. Jo tha. Këto munden me u kthy. Edhe i thash gruas ju vazhdoni, kur gruaja filloj me ecë pak në drejtim Kosovës, unë kom fillu me vrapu, e kom kalu atë baraken e atyre. Kom kalu edhe barakën e Policisë së Kosovës edhe vazhdova në drejtim të territorit të Kosovës. Aty kam shpëtu. E kam njoftu policinë e Kosovës, ata kanë shku e kanë marrë nanën edhe gruan. Makina Mercedes C Class ka mbet aty, ka mbet çelësi i veturës, telefoni, patent shoferi, letërnjoftimi edhe çelësi i banesës“, u shpreh ai.

    L.D. pohon se këtë rast ka raportuar edhe në Policinë e Kosovës, derisa thotë se nuk e di arsyen e kësaj ndalese si dhe gjërat që iu morën.

    “Sot isha në Polici, ata e panë me kamera qe vetura ende ishte në kufi edhe e ruanin dy police serb. Unë kërkoj me dit arsyen pse. Në veturë nuk është gjet asgjë ilegale as nuk e di pse ma kanë ndalë veturën. Nuk kam probleme me askënd“. shprehet ai./Indeksonline/

    Artikuj të ngjashëm

    Vuçiq e Dodik me flamuj serbë e rusë në përballjen Zvicër-Serbi, politikani serb: Turp, hajde në Prishtinë shpalose flamurin rus

    Persona të maskuar shihen në pikëkalimin kufitar në Bërnjak

    Konvertimi i patentëve, serbët: Jetojmë në Kosovë, ta respektojmë ligjin

    Të Fundit

    Dodik: Qëllimi ynë kombëtar është bashkimi me Serbinë 

    Kjo është dhurata që Shyhrete Behluli i bëri Engjëllushes për kanagjegj

    Koci: Po flas me të gjithë akterët politik privatisht, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët dhe me e rritë angazhimin

    Mustafa: Qasja e Vetëvendosjes është mshele gojën, voto qysh t’thojmë na

    Procesi gjyqësor në Hagë po hyn në fazën vendimtare

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.