Pak më parë është raportuar se një person ka vdekur pasi është rrotulluar me traktor.
Bëhet fjalë për Qamil Dërmakun nga fshati Shipashnicë e Epërme e Kamenicës.
52-vjeçari vdiq pasi u rrokullis me traktor në mal, ku kishte dalë për të marrë dru dhe fatkeqësisht nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve.
Sipas informacioneve të para, bashkë me viktimën ka qenë edhe djali i tij, që ka shpëtuar, duke marrë lëndime të lehta.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM MORTAR
Sot, pas një aksidenti ka humbur jetën bashkfshatari ynë Qamil Dërmaku.
Do ta kujtojmë si një njeri të urtë,të respektushëm e shumë puntorë.
All-llahu e shpërbleftë me Xhehnet.