Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    I dhuroi mëlçinë nënës së tij, lojtari i njohur heq dorë nga futbolli

    09/01/2023 08:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sporti është plot me histori të bukura. Historitë e tejkalimit të kësaj, ditë pas dite, dalin në dritë dhe tregojnë vlerat e tyre.

    Është rasti i Robert Peric-Komsic, futbollisti boshnjak i cili numëron ditët për t’u rikthyer në formë pasi ka shpëtuar jetën e nënës së tij. Me këtë veprim, ai ka luajtur finalen e jetës së tij ku padyshim ka fituar edhe trofeun më të rëndësishëm.

    Marsin e kaluar, 23-vjeçari la mënjanë pozicionin e tij si sulmues në HNK Cibalia Vinkovic të Kategorisë së Dytë kroate, sepse kishte një sfidë tjetër më të rëndësishme, të shpëtonte jetën e nënës së tij Ljiljana, të sëmurë rëndë.

    “Jeta e saj ishte në rrezik, stomaku i mbushej me ujë dhe ishte çështje ditësh”, thotë lojtari. Nëna e tij ishte e sëmurë për 13 vite. Endeshin nga spitali në spital për të gjetur një mëlçi që të përshtatej me të sajën, por nuk u gjend kurrë.

    “Në momentin kur e kuptova se të gjitha opsionet e tjera ishin shteruar, i paketova gjërat e mia dhe fluturova për në Stamboll. Misioni im ishte i qartë, të kuroja nënë time. Çdo gjë tjetër ishte më pak e rëndësishme ose krejtësisht e parëndësishme”, tha ai.

    Robertit iu desh t’i jepte fund karrierës së tij sportive për të shpëtuar jetën e nënës së tij. Ai iu nënshtrua një operacioni ku iu hoq 70% e mëlçisë. Në atë kohë, asgjë dhe askush nuk garantonte se ai do të mund të luante përsëri, por atij nuk i interesonte. “Kisha një imazh krejtësisht të qartë të rrezikut, por futbolli ishte në planin tim të tretë në atë kohë.”

    Pas disa orësh në sallën e oparacionit në Klinikën Memorial Bahelievler dhe një operacioni të komplikuar, Roberti u zgjua nga anestezia. Në ekranin e celularit të tij kishte vetëm mesazhe me plot falenderime. “Është e vështirë për mua të gjej fjalët e duhura për të përshkruar se sa shumë do të thoshte për mua.

    Dua të falenderoj të gjithë ata që na dhanë forcën shtesë në këtë luftë”. Fati i buzëqeshi përsëri për atë veprim që ai bëri, duke i kthyer atij atë që i pëlqen të bëjë më shumë në jetë, të luajë futboll.

    Katër muaj e gjysmë pasi nëna dhe djali iu rikthyen jetës normale. Ljiljana u rilind dhe mëlçia e Robertit u rigjenerua pothuajse plotësisht. Tani talenti mund të rikthehet në fushë, ai ka filluar stërvitjen dhe po punon seriozisht. Pak nga pak, por me shumë entuziazëm. Trajneri i tij Tomislav Radotic ende ka besim te ai. “Mendoj se do të luajmë një ndeshje shumë shpejt”, u shpreh trajneri.

    Siç do ta kishte fati, Robertit iu dha një shans tjetër. “Gjithçka ishte e mrekullueshme. Faleminderit Zotit që të dy jemi mirë, tani unë jam gati të rikthehem në fushë dhe mami më në fund mori një jetë të re pas 13 vitesh luftimesh të vështira”, detajon lojtari i ri që do të nisë karrierën. “Kampionati është këtu, te dera dhe ndjej se në Vinkovci po shfaqet diçka serioze”, thotë ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Për një vëmendje më të madhe në zhvillimin e futbollit për fëmijë

    Deklaratat e mbrëmshme të Memli Krasniqit për ndeshjen shkaktojnë reagime në mediat e Rumanisë

    Ky do të jetë numri i madh i tifozëve shqiptarë që do ta mbështesin sonte Shqipërinë në Pragë

    Të Fundit

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar

    Amerika feston pavarësinë, pamje nga hedhja e fishekzjarreve në Prishtinë

    Përgënjeshtrimi nga Brukseli: Si gënjeu Vuçiqi për takimin me Von der Leyen?

    Mehmetaj kritikon VV-në: Po i japin veto Listës Serbe për bllokimin e shtetit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.