Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Berisha: Polonia nuk është vetëm Lewandowski, por mund t’i surprizojmë

    02/09/2021 00:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Përkrah trajnerit Edoardo Reja në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Polonisë, ishte edhe kapiteni i kombëtarses shqiptare Etrit Berisha, i cili u shfaq optimist se kuqezinjtë i kanë të gjitha mundësitë për të ndalur Lewandowskin me shokë në sfidën e së enjtes edhe pse misioni do të jetë shumë i vështirë.

    “Përballë Lewandowskit? Polonia është ekip shumë i mirë, edhe pse ka disa lojtarë që nuk janë për shkak dëmtimesh. E rëndësishme është të bëjmë mirë si skuadër dhe nuk ka rëndësi kush luan. Kanë yje të nivelit të lartë si Leva, por jemi mësuar çdo javë të kemi përballë lojtarë të rëndësishëm, nesër duhet të luajmë si skuadër për të bërë mirë ndaj tyre. Po e përgatisim shumë mirë ndeshjen, po bëjmë gjërat e fundit taktike, që nesër të jemi gati të bëjmë një ndeshje, që do të thotë shumë nëse marrim rezultat pozitiv. Të jemi kompakt dhe të zbatojmë direktivat e trajnerit, kjo është mënyra më e mirë për të marrë rezultat”.

    “Polonia nuk ka humbur në shtëpi për një kohë të gjatë, por çdo ditë lindin mundësi dhe fat i ri. Të kemi vetëbesim dhe më pas unë mendoj se mund ta surprizojmë Poloninë. Mendoj se do kemi raste dhe po fituam nesër do marrim forcë shumë të madhe për të vazhduar këtë garë. Të bëjmë mirë nesër sepse edhe më herët kemi ditur të bëjmë surpriza”, tha Berisha.

    Artikuj të ngjashëm

    Polonia do ta mbyllë konsullatën ruse në Poznan

    Polonia miraton projektligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve në kufi me Bjellorusinë

    Polonia, thirrje BE-së ta vërë theksin tek marrëdhëniet me SHBA-në, si kundërpeshë ndaj “dezinformimit” rus

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.