Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gola i VV-së i kërkon opozitës ta kursejnë Kurtin nga kritikat: Nëse nuk pajtohemi, duhet ta respektojmë

    28/12/2022 20:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, mendon se nënteksti i qëndrimeve politike të opozitës tregon se nuk është problem Serbia, por qasja e kryeministrit Albin Kurti në raport me Serbinë. 

    “Nuk po them qe po e mendojne, por si mesazh subliminal eshte shume i demshem. Mbase edhe do te kishte kuptim sikur qasja e ish-pushteteve do te sillte vec pak dicka me teper se sa nje histori te destruktivitetit te institucionalizuar serb te fasaduar si integrim institucional e shoqeror e qe irritueshem e perserite veten duke e rinxjerr dufin antishteteror ndaj Kosoves sa here qe lekunden ekulibrat e stabilizuar kriminale ne veri te Kosoves”, shkruan Gola në llogarinë e tij në Facebook. 

    Deputeti i VV-së thotë tutje se Kurtin duhet ta respektojmë edhe nëse nuk pajtohemi me të.

    “Barra e perballjes me Serbine edhe ashtu eshte shume e madhe per t’ia ngarkuar Kryeministrit Kurti edhe politizimin opozitar te kesaj ceshtje ne dem te pozicionit dialogues te Kosoves. Edhe nese nuk pajtohemi me qasjen e Kryeministrit Kurti, te pakten duhet respektuar ate si nje tentative ndryshe prej qasjes qe kemi mbajtur si shtet prej pasluftes e tutje ne raport me Serbine dhe qe ka legjitimitet te fuqishem popullor si asnjehere me pare. E mos te flasim ketu per unitetin politik si nevoje jetike te Republikes”, përfundon deputeti i mazhorancës.

    Artikuj të ngjashëm

    Çitaku i reagon Hoxhajt: Jam pak e befasuar me mbështetjen që i dha koalicionit PDK-LVV

    Tasholli thotë se Vetëvendosje është “e plagosur politikisht”: Me Haxhiun po tentojnë ta mirëmbajnë pushtetin

    Kurti: Përgjatë lumit Ibër janë 35 ura, në vjeshtë bëhen 37

    Të Fundit

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.