Tre akademikët, Jusuf Bajraktari, Hivzi Islami dhe Frashër Demaj, kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Ata thonë se Kraja po keqpërdor faqen zyrtare, duke thënë se kjo ndodhi për herë të parë me disa “In Memoriame” për miqtë e tij.
“Para skandaleve lidhur me dokumentin megaloman të Kryetarit të Akademisë, M. Kraja, i cili ka një kohë që po e keqpërdor edhe faqen zyrtare të saj. Së pari kjo ndodhi me disa “In Memoriame” për miqtë e tij jashtë Akademisë, të cilët pasi qëndruan gjatë, me ridizajnimin e faqes, u hoqën, por në arkiv ruhen! Pastaj vazhdon avazin me tekst-pamfletin e tij, të publikuar disa herë dhe në disa vende brenda 11 muajve, por në vëllim të ndryshëm dhe në versione të retushuara: hiq e fut tekste, njëherë në emër të Akademisë, herën tjetër në emrin e tij personal”.
Po ashtu, ata patën edhe akuza të tjera ndaj Krajës.
“Në versionin e “23 nëntorit 2022”, në 36 faqe, në faqen zyrtare të Akademisë, në fund të tekstit figuron data e 24 janarit 2022. Në të vërtetë, sipas hulumtimeve tona, ky tekst nuk është futur më 23 nëntor 2022, por më 21 dhjetor 2022, atë ditë kur është publikuar në “facebookun” e tij, në ora 2:52, ku akuzohen H. Thaçi, E. Rama, A. Ahmeti, D. Abazoviqi, B. Pacolli dhe riredaktohen tekstet për ngjarje të ndryshme historike dhe aktuale, nga “Beteja e Kosovës” deri më sot etj.! Ndërkaq, në faqen zyrtare të Akademisë të “23 nëntorit” (në fakt të 21 dhjetorit) hiqen emrat dhe denoncimet ndaj personave të përmendur, por ka edhe ndryshime të tjera esenciale”, thuhet në reagim, duke shtuar se këto fakte flasin për qëndrimet labile të kryeakademikut.
Në tekstin ku kërkojnë dorëheqjen e tij, ata përmenden edhe emisionin “Big Brother”, të cilin Kraja e ka kritikuar para disa dite.
Letra e plotë: