Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Katari synon një tjetër organizim të madh në fushën e sportit

    26/12/2022 21:36
    A visitor takes a smartphone photograph pitch side at the Al Thumama football stadium in Doha, Qatar, on Monday, June 20, 2022. The stadium will be a venue for the upcoming 2022 FIFA World Cup in Qatar. Photographer: Christopher Pike/Bloomberg via Getty Images
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Katari “theu” pritshmëritë duke organizuar një Kupë Bote, edhe pse bëhej fjalë për një vend të vogël e që në hedhjen e kandidaturës së saj nuk kishte asnjë impiant të ndërtuar.

    Megjithatë, Kupa e Botës duket se nuk i mjafton Katarit, që tani ka një tjetër objektiv madhor, organizimin e Lojërave Olimpike. Sipas asaj që raportojnë mediat, vendi aziatik do të garojë për të organizuar olimpiadën e vitit 2036, pasi për tre edicionet e ardhshme është përcaktuar vendi organizator i Lojërave Olimpike.

    Në 2024, Olimpiada do të zhvillohet në Paris të Francës, katër vite më vonë në Los Angeles dhe në 2032 në Australi. Komiteti Olimpik i Katarit ka dorëzuar kërkesën për nisjen e procedurave, teksa përveç Katarit edhe Indonezia dhe India kanë interes për të organizuar Lojërat Olimpike.

    Edhe pse Katari organizoi Kupën e Botës, sërish mbetet problem organizimi i Olimpiadës, sidomos për shkak të temperaturave, pasi nuk duket e realizueshme mundësia e zhvendosjes së Lojërave Olimpike në periudhën e vjeshtës si në rastin e Botërorit.

    Katari është refuzuar në tre kandidaturat e mëparshme, por për shkak të organizmit të Kupës së Botës mund të bindin Komitetin Olimpik ndërkombëtare që t’i besojnë dhe organzimin e Olimpiadës, pasi kaloi me sukses Botërorin.

    Artikuj të ngjashëm

    Katari del me njoftim të ri: Nuk ka arsye për shqetësim

    Lirohen të burgosurit palestinezë, thotë Katari

    Katari, ndërmjetësi kryesor në lirimin e pengjeve të Hamasit

    Të Fundit

    Trump pasi njoftoi se s’ka të lënduar dhe rrëzimin e raketave: Urime botë, është koha për paqe 

    Mustafa: Blloku A3 sot ka dalë jashtë funksionit, me gjasë reale për t’u mos u rifunksionalizuar më kurrë

    OKB: Pavarësisht përpjekjeve të BE-së, tensionet Kosovë-Serbi mbeten të larta

    Trump falënderon Iranin për përgjigjen e përmbajtur dhe inkurajon Izraelin të shkojë drejt paqes

    Elshani: Kemi biseduar me Arsenijeviçin, do të intervistohet si të mbërrijë në kufi

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.