Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Grabovci: Serbët pushkatuan xhaxhain tim dhe gjyshin e Ibrahim Rugovës, i gjetën të lidhur dorë për dore

    26/12/2022 18:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Fati i shumë shqiptarëve gjatë kohës së regjimit jugosllav ishte i njejtë, ku veprimtarët e kohës u torturuan, u përndjekën, e kishte prej atyre që u vranë për të ruajtur idealin e tyre.

    Një familje e tillë, ishte edhe ajo e ish të burgosurit politik, Adem Grabovci, ku shumë gjenerata ngritën zërin kundër armikut, e që kështu vazhdoi deri në çlirimin e Kosovës.

    “Fati im personal si i çdo të riut, ndërlidhet me fatin të vet popullit tonë. Përfundimi i Luftës së Dytë Botërore ka robëruar gjysmën e shtetit shqiptar, shumë familjeve nuk iu është ndal dhuna, e represioni. Njëra nga to, është edhe familja ime që kemi pas fatin e tillë, agjallarët e mi e baba kanë qenë pjesëtar të luftës nacional-çlirimtare, njëri prej tyre është i dekoruar edhe me medalje për trimërinë e treguar gjatë luftës. Ia kanë kthy pushkën shumë herë armikut. Pas përfundmit të luftës, arrestohen ata, ku baba dhe mixha Demë lirohen, ndërsa mixha Bajram pushkatohet”, është shprehur Grabovci në emisionin “n’Demos”.

    Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ka rrëfyer se si xhaxhai i tij ishte gjetur i pushkatuar së bashku me gjyshin e Ibrahim Rugovës.

    “Nana i ka përjetu më së shumti këto ngjarje, e ajo tregonte që kur ka shku baba me kërku në Lluga të Istogut, personat e ekzekutuar, thonë se aty e ka gjet të pushkatuar agjën të lidhur bashkë me babagjyshin e Ibrahim Rugovës, të lidhur dorë për dore. Pasi në atë burg ka qenë edhe babai e babagjyshin e Ibrahim Rugovës. Thonë se një natë përpara e kanë ekzekutu babën e Ibrahim Rugovës. Edhe sot kur i kam parasysh familjet e personave të zhdukur, ua kuptoj shumë atë ndjenjë”, është shprehur ai, shkruan GazetaDemos.

    Intervista e plotë:

    Artikuj të ngjashëm

    Mbesa e Presidentit Ibrahim Rugova shkëlqen në mbrëmjen e maturës

    Personi që u gjet i vdekur në Prishtinë është familjar i Adem Grabovcit

    Në 1997, Rugova në Konferencë tregonte sesi familja e Hashim Thaçit nga Buroja po maltretohej nga policia serbe

    Të Fundit

    Situata me zjarret merr përmasa serioze në Kosovë, sot u regjistruan 66 raste

    Lladrovci: Sami Lushtaku na sulmoi nën brez, tha që e çuam Thaçin në Hagë

    Bajqinovci: I kemi numrat për Kuvend

    “Prej të njëjtit kazan” Bekë Berisha flet për votimin e kandidatit të VV

    Lladrovci i përgjigjet Lushtakut: Nuk jam normal për të, s’mundet ai me ardh në Drenas me ia fut derës me këmbë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.