Këtë të shtunë është përuruar stacioni i Autobusëve në Junik.
Në këtë ceremoni morën pjesë kryetari i komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu së bashku me Ministrin e zhvillimit rajonal Fikrim Damka.
Këtu u tha se vlera e këtij projekti kap shumën rreth 100 mijë euro.
Njoftimi i plotë:
Është përuruar Stacion i Autobusëve në Junik
Kryetari i komunës së Junikut së bashku me Ministrin e zhvillimit rajonal z. Fikrim Damka kanë përuruar sot stacionin e autobusëve në Junik.
Kryetari Shehu falënderoj Ministrinë z. Damka për përkrahjen në ndërtimin e këtij stacioni, njëherit theksoj se tani e tutje qytetarët do të kenë infrastrukturë moderne dhe shërbime më të mira .
Vlen të ceket se ky projekt është investim kapital në bashkëfinancim nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Komuna Junik në vlerë prej 98,888.88 € (MZHR ka financuar me shumën 90,000.00 € kurse Komuna e Junikut shumën prej 8888.88 €).
Ministri z. Fikrim Damka i cili na nderoj me prezencën e tij se bashku me bashkëpunëtorët nga MZHR theksuan se ky investim ka për qëllim ngritjen e shërbime për qytetarët dhe se Juniku nga tani e tutje ka një stacion bashkëkohor që plotëson kërkesat e qytetarëve.