Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ish-komandanti i FSK-së: Beogradi ka kërkuar rekrutimin e serbëve në Kroaci për të luftuar në Kosovë

    23/12/2022 19:11
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjenerali Kadri Kastrati, njëherit ish-komandant i FSK-së, njoftoi se nga disa burime shumë të sakta, ka marrë informacione që Serbia ka kërkuar 7 deri në 8 serbë të Kroacisë, të rekrutohen për të luftuar në Kosovë.

    Sipas ish-komandantit të FSK-së ata e kanë refuzuar një kërkesë të tillë, pasi siç tha ai, atyre u është kërkuar të barten në Kosovë.

    “Unë e kam një informacion shumë të saktë, prej burimeve shumë të sakta, që Serbia ka kërkuar prej 7 deri në 8 personave në Kroaci nga komuniteti serb, të rekrutohen për të luftuar në Kosovë. Mirëpo, ata kanë refuzuar, sepse kërkesa ka qenë që ata duhet ta lënë punën në Kroaci dhe të barten në Kosovë. Ata janë njerëz që kanë qenë në polici e në luftëra tjera”, deklaroi Kastrati në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

    Madje, Kastrati vlerësoi se shteti i Serbisë në mënyrë të organizuar, po mobilizon njerëz për ta bërë një situatë sa më të vështirë, e kjo sipas tij, mund të çojë deri te konflikti mes Kosovës e Serbisë.

    Tutje, ai tha se ka pritshmëri më të mëdha ndaj Policisë së Kosovës dhe KFOR-it për ta stabilizuar situatën në veri.

    “Unë po habitem që KFOR-i dhe Policia e Kosovës kanë pritur deri më tani, sepse sa më shumë që presin, aq më shumë do eskalojë situata atje”, shtoi Kastrati në Tëvë1.

    Kujtojmë se autoritetet në Kosovë kanë thënë se kanë kapacitete për të larguar barrikadat, por i kanë dhënë kohë KFOR-it që t’i largojnë ato në mënyrë paqësore.

    Artikuj të ngjashëm

    Nëntogerja kosovare Vesa Ibrahimi shkruan histori në SHBA

    Jashari, prezent në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it

    Jashari: FSK e aftë për të kontribuar në misione paqeruajtëse

    Të Fundit

    TCh: Prapa kontejnerëve në Theth është Prek Kodra – para 2 vitesh raportohej se kishte planifikuar atentat ndaj Kurtit 

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.