Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Reuters: Kosova s’ka helikopterë, po i kërkon NATO-s që të transportojë serbin e arrestuar

    23/12/2022 09:32
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deklarata e djeshme e Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla se kanë  dorëzuar kërkesë tek ndërkombëtarët për transferimin e ish policit, Dejan Pantiq në qendrën adekuate për mbajtje të paraburgimit, është bërë lajm në mediat ndërkombëtare.

    Agjencia e Lajmeve Reuters shkruan se Kosova u ka kërkuar trupave të NATO-s që të transportojnë ish policin serb, i cili u arrestua dy javë më parë, por nuk mund të transferohej diku tjetër, sepse serbët vendas që kërkonin lirimin e tij, ngritën barrikada për të parandaluar zhvendosjen e tij.

    Reuters ka transmetuar deklaratën e Sveçlës nga konferenca e djeshme për shtyp në Mitrovicë.

    “Ai (Pantiq) duhet të jetë në qendrën e paraburgimit dhe jo në stacion policor dhe për këtë kemi kërkuar nga partnerët tanë ndërkombëtarë që ta transferojnë në një objekt adekuat”, tha ministri i Brendshëm Xhelal Svecla.

    Reuters tutje potencon se Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, është e vetmja forcë që ka helikopterë dhe se Kosova nuk posedon një të tillë, dhe se i nevojitet leja e NATO-s për të marrë një të tillë.

    “KFOR-i ka transportuar tashmë nëntë policë në ditët e fundit, të cilët ishin të sëmurë, por nuk mund të dilnin nga zona pasi rrugët ishin bllokuar”, shkruan tutje Reuters.

    Kujtojmë se institucionet e Kosovës kanë paralajmëruar dje heqjen e barrikadave në rast se këtë nuk e bën KFOR-i.

    Artikuj të ngjashëm

    Trumpit i pëlqen nofka që i dha Rutte, e përdor pas kthimit në Amerikë: Babai është në shtëpi

    Kosova në qendër të vëmendjes në Samitin e NATO-s

    Zelensky pas takimit me Trumpin: Putini sigurisht se s’po fiton

    Të Fundit

    Peci publikon foto nga veriu: Freski, qetësi e siguri

    Osmani për Betejën e Loxhës: Luftëtarët e UÇK-së dëshmuan se vullneti për liri është më i fortë se çdo makineri lufte

    Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

    Trump vendos afat për marrëveshje tregtare – bota në pritje të 9 korrikut

    Gjendjet një trup i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit, dalin detajet e para

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.