Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Paraburgim ndaj një personi në Gjilan nën dyshimin “Grabitje dhe mbajtja e armës”

    23/12/2022 09:26
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit Z. Sh nën dyshimin e dy veprave penale “Grabitje dhe mbatja e armës”.

    Sipas një njoftimi për media ekziston dyshimi se i pandehuri nën kërcënimin e armës hyn në një market dhe e detyron të dëmtuarën të ia jap parat e arkës në vlerë prej 150 deri 200 euro.

    Ekziston dyshimi bazuar se me datën 20.12.2022 rreth orës 22:50 minuta, në lagjen ”Arbëria”, në Gjilan, marketin “Bum”, i pandehuri i lartcekur me përdorim të forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër me qëllim përvetësimit të pasurisë së kundërligjshme për vete, i veshur me tesha të zeza  nën kërcënimin e armës dhe përdorimit të së njëjtës për ta rrezikuar jetën e njerëzve hynë në market me revole në dorë dhe duke i  bërtitur të dëmtuarës me fjalët qiti paret dhe duke e detyruar të njëjtën që ti ja jep arkën me para ku i njëjti i  merr parat në vlerë prej 150 deri 200€, dhe ikë me vrap nga vendi i ngjarjes në drejtim të fshatit Velekincë”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim, me këto veprime i pandehuri Z. Sh. dyshohet se ka kryer veprat penale grabitje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    “Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, duke marr për bazë edhe rrezikshmërinë e kësaj vepre penale si dhe pasojat të cilat i janë shkaktuar të dëmtuarës, po ashtu edhe karakteristikat personale të të pandehurit pasi që i njëjti nga data baza e të dhënave të policisë dyshohet edhe për disa vepra tjera penale  të ndryshme. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit”, thuhet në njoftim. 

    Artikuj të ngjashëm

    Prishtinë: Grabitet një shumë parash nën kërcënimin e elektroshokut

    Shokë nga burgu: Si e bënë planin të akuzuarit për grabitjen në Suharekë?

    Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

    Të Fundit

    Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar

    Amerika feston pavarësinë, pamje nga hedhja e fishekzjarreve në Prishtinë

    Përgënjeshtrimi nga Brukseli: Si gënjeu Vuçiqi për takimin me Von der Leyen?

    Mehmetaj kritikon VV-në: Po i japin veto Listës Serbe për bllokimin e shtetit

    Trump: Deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë ‘puna e radhës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.