Këto ditë, postimet në rrjetet sociale me ngjyrime rozë dhe blu janë të pashmangshme pasi shumica e prindërve bëjnë gjëra gjithnjë e më luksoze për të zbuluar gjininë e foshnjave të tyre.
Megjithatë, festa e zbulimit gjinor në Mato Grosso, një shtet në Brazilin qendror, ishte paksa e pazakontë: U ngjyros një ujëvarë e tërë.
Ujëvara u kthye papritur në një nuancë blu të ndritshme. Videot tregojnë çiftin duke u përqafuar me dashuri teksa të ftuarit e tjerë brohoritnin – një djalë!
Agjencia e mbrojtjes së mjedisit (SEMA), e cila u alarmua menjëherë, dërgoi një ekip hetuesish për të mbledhur mostra nga ujëvara, të cilat nuk gjetën asnjë ndryshim në parametrat fizikë të ujit, si ngjyra dhe të tjera, dhe asnjë gjurmë të vdekshmërisë së peshkut lokal.
Hetimi, megjithatë, është ende duke u zhvilluar. Teksa cilësia e ujit nuk dukej se ishte ndryshuar menjëherë, agjencia tha se akti i hedhjes së një substance në ujë përbën një shkelje.
Teksa një hetim do të përcaktojë se cilat gjoba dhe tarifa zbatohen, anëtari i paidentifikuar i familjes që qëndron pas marifetit po akuzohet për dëmtim të mjedisit, raporton Washington Post.
E njohur si Cachoeira Queima-Pé, ujëvara 59 metra e gjatë ndodhet në Tangará da Serra, një zonë me vende eko-turizmi dhe ujëvara të bollshme. Sipas SEMA-s, Queima-Pé derdhet në një lumë me të njëjtin emër që është një burim i rëndësishëm uji i ëmbël për qytetin – i cili ka luftuar me thatësirën e madhe gjatë viteve të fundit.
É sério que acharam uma boa ideia colocar corante numa cachoeira?!
— A Eng. Florestal do YouTube 🌳 (@vanecosta10) September 26, 2022
Tantas maneiras de fazer um chá revelação e conseguiram escolher justo uma com impacto ambiental. pic.twitter.com/YePJ0lPhhQ