Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ajri sonte në Prishtinë shumë i ndotur, IKShPK jep disa rekomandime e për parandalimin e rrezikut

    21/12/2022 22:16
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se ndotja e ajrit sonte në Prishtinë ka arritur në nivele tejet të larta.

    “Ndotja e ajrit është e lartë sonte në Prishtinë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike po përcjell në vazhdimësi nivelet e larta të ndotjes së ajrit në Kosovë. Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) i cili bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës sonte ajri është jashtëzakonisht i ndotur në Prishtinë.” – thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

    Si pasojë e ajrit tejet të ndotur, Instituti ka rekomanduar disa hapa që sugjerohet të ndiqen për të shmangur rreziqet.

    Rekomandimet:

    1. Të redukohen daljet në qytet dhe ne vendet me ajër të ndotur sidomos në mëngjes dhe mbrëmje për personat që kanë sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, fëmijët dhe shtatzënat;

    2. Qëndroni në shtëpi dhe mos i hapni dritaret për aerosjen e dhomave.

    3. Personat e ndjeshëm nga sëmundjet respiratore që pashmangshëm duhet të dalin në aktivitetet e tyre jashtë shtëpisë të përdorin maska mbrojtëse ose të mbulojnë gojën e hundën me shall.

    4. Të redukohet pirjen e duhanit jashtë ku ka qarkullim të njerëzve, e domosdoshmërisht ndalimi i duhanpirjes brenda hapsirave të banimit, punës, shkollave dhe spitaleve.

    5. Grupet e popullatës së rrezikuar me sëmundje kronike pulmonare, zemrës, pacientët astmatik dhe të prirur për alergji, të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna rekomandohet që të kalojnë më shumë kohë në mjedise me nivele të ulëta të ndotësve, të tilla si malet dhe vendpushime të shëndetshme.

    Artikuj të ngjashëm

    Ndotja e ajrit, këtë vend e zë Prishtina

    Prishtina, e 61-ta në botë për ndotje të ajrit

    Dyshohet për shpërthimin e një bombole të gazit te ‘Qafa’ në Prishtinë, raportohet për të lënduar

    Të Fundit

    Putin dhe Macron bisedojnë për herë të parë në telefon pas gati tre vitesh

    E trishtë në Greqi: 14-vjeçarja shqiptare bie nga një urë 10 metra e lartë

    Tasholli thotë se Vetëvendosje është “e plagosur politikisht”: Me Haxhiun po tentojnë ta mirëmbajnë pushtetin

    Çitaku: Ftesa e Kurtit ishte farsë, ai takimin e cilësonte kompromis 

    Çitaku: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese me një lëndë të re

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.