Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Vllasaliu: Zoti i vraftë ata që rreshtohen sot mbrapsht dhe e flasin një fjalë kundër Amerikës

    17/12/2022 20:08
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Këngëtari Sinan Vllasaliu, ekskluzivisht për emisionin “FAKTE me Adnan Merovcin” në Klan Kosova, ka folur rreth një takimi të ish-presidentit Rugova në Amerikë. Ai është shprehur i habitur se si e ruanin shteti amerikan në atë kohë ish-presidentin.

    Edhe pse të ndryshëm si persona dhe personalitete, ai ndër të tjera tregon se çka e lidhë fjala Amerikë, Sinanin me Rugovën.

    “Po, është një lidhshmëri madje e pashmangshme, për arsye se, unë kur e kam parë Ibrahim Rugovën së pari në Amerikë, domethënë një njeri, një thatanik si i themi ne, dhe e kam parë policia e FBI amerikane, e kanë sjellë dhe e kanë përcjellë, Ibrahim Rugova është fut në sallë ku është bërë një pritje prej lobit shqiptar të mrekullueshëm, që s’ia kemi kthyer kurrë… Edhe e kemi parë Ibrahim Rugovën si këta ‘builderat’ që janë për arsye se ka qenë i veshur me pancir. Kur kanë hyrë, kanë hyrë diku katër meshkuj shumë të mëdhenj të shtetit amerikan përpara, katër mbrapa, Ibrahim Rugova ka qenë në mes dhe është futur në sallë. Unë aty kam parë dhe kam thënë, si nuk kuptojnë këta njerëz? Në qoftëse një Amerikë e ruan një njeri të cilin veç kishte filluar të thotë ‘Kosova do të bëhet shtet’ dhe një Amerikë, një shtet që shqiptarët nuk munden me i dal në borxh kurrë. Një Amerikë e tërë, t’i rrijë mbrapa një njeriut prej një shteti 2 milionësh është pak problematike me pas vizionin. Tash po du ta livdoj veten me e pa… këtë po e ruajnë, në këtë mënyrë po e ruajnë Dr. Ibrahim Rugovën? FBI! Domethënë po flasim për shtet amerikan, kur të merr FBI në dorë, ju Adnan i dini këto… Pastaj i keni pasur ju me protokole… e din mënyrën se si shkon atje. Ajo ka qenë lidhja ime e vulosur për shkak se brenda vetvetes, kam thënë diku, Adnan Merovci, kam thënë se Zoti na ka rreshtuar, për herë të parë në histori jemi rreshtuar mbarë. Zoti i vraftë ata që rreshtohen sot mbrapsht dhe e flasin një fjalë kundër Amerikës”, ka potencuar Vllasaliu.

    Artikuj të ngjashëm

    Joseph: SHBA-ja duhet të ndryshojë qëndrim ndaj Beogradit

    Hamza në ShBA pritet nga emisari i ri amerikan për Ballkanin, Alexander Kasanof

    Flet Sinan Vllasaliu pasi u lirua nga akuzat për shmangie tatimi: I paguaj tatimet edhe në SHBA, ka qenë një mosmarrëveshje

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.