Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Në dhjetor nis gjyqi për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë

    14/12/2022 10:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Për rastin e dhunimit të vajzës 11-vjeçe në Prishtinë, Prokuroria e Prishtinës ka ngritur aktakuzë kundër Ekrem Rexhepit (26-vjeç), Shkëlqim Kamerit (19-vjeç) dhe tre të miturve tjerë. Seanca e shqyrtimit fillestar ndaj dy personave të moshës madhore do të nis me 22 dhjetor.

    Këtë informacion e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

     “Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit fillestar për dy të dyshuarit madhor E.R dhe SH.K. është caktuar me datën 22.12.2022 në ora 13:00”, tha Gashi për Gazetën Express.

    Vajza 11-vjeçe dyshohet se ishte dhunuar për rreth shtatë orë radhazi më 27 gusht të vitit 2022. Ngjarja që tronditi Kosovën kishte nisur në parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të vazhduar në një lokacion tjetër të panjohur. Që nga ajo kohë pesë persona u lanë në paraburgim.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë -Departamenti për të Mitur, ditë më parë njoftoi se pas zhvillimit të hetimeve dhe zgjerimit të tyre, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave: “E.R. dhe Sh.K., (madhorë), si dhe ndaj tre të miturve, të përfshirë në rastin i cili ka ndodhur në muajin gusht të vitit 2022, ndaj 11 vjeçares, të cilët gjenden në paraburgim”.

    Sipas aktakuzës, “i pandehuri E.R., ngarkohet për veprat penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, nga neni 228 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 paragrafi 2 lidhu me paragrafin 1 të KPRK-së, ndërsa i pandehuri Sh.K., ngarkohet për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, nga neni 228 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, ka njoftuar prokuroria.

    “Po ashtu, njëri prej të miturve ngarkohet për veprat penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 8 lidhur me paragrafin 7 dhe paragrafin 4 të KPRK-së, “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”, nga neni 232 par. 1 të KPRK-së.

    Ndërkaq, dy të miturit e tjerë ngarkohen për veprat penale “Dhunimi”,  nga neni 227 paragrafi 8 lidhur me paragrafin 7 dhe paragrafin 4 të KPRK-së, si dhe për veprën penale “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”, nga neni 232 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

    E mitura dyshohej se ishte dhunuar e trafikuar edhe në qershor të këtij viti dhe për këtë rast, prokuroria ka deklaruar se “është në proces të zhvillimit të hetimeve, duke i dhënë prioritet deri në epilogun përfundimtar të kësaj çështjeje penale”. 

    Artikuj të ngjashëm

    Të akuzuarit për dhunimin e 11 vjeçares do t’i nënshtrohen ekzaminimit psikiatrik

    Rasti “11 vjeçarja”: Dyshohet se e mitura u dhunua për herë të tretë, kësaj here në strehimore

    Dhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë: Refuzohet kërkesa e të dyshuarve për hedhje poshtë të aktakuzës

    Të Fundit

    Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

    PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës për Lipjanin

    Shefja e ambasadës amerikane: Kam festuar 4 korrikun në shumë vende, s’mund të imagjinoj më mirë se në Kosovë

    Murati: Nga sot ka filluar mbulimi i kostos së policës kufitare për bashkatdhetarët

    Milishevci – Bukuritë që Shërojnë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.