Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gashi: Këta janë tre viktimat e luftës nga Prekazi të cilët nuk po i përkujtojmë kurrë

    10/12/2022 12:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Publicisti kosovar, Shkëlzën Gashi, përmes një shkrimi në profilin e tij në ‘facebook’ ka përkujtuar viktimat e krimeve makabre të bëra nga regjimi gjenocidal i Sllobodan Millosheviqit. Gashi ka shkruar për krimin e shtetit serb të bërë më 5 mars 1998 ku kishin vrarë 59 veta në Prekaz, tre në Polac, dy në Llaushë, dy në Turiqec, një në burojë dhe një në Tushilë.

    Gashi thotë se nga gjithë këta, 40 viktima kanë qenë civil të paarmatosur, përfshirë 26 gra dhe 14 meshkuj. 18 nga viktimat kanë qenë të mitur, pesë mbi moshën 65 vjeçare, nga ta 37 shqiptarë dhe tre romë.

    Arsyeja pse Gashi ka shkruar për këtë krim të serbëve janë tre viktimat e kombësisë rome, Fatime Gashi 50 vjeç me fëmijët e saj Gazmendin 16 vjeç dhe Makfireten 13 vjeçe. Ai ka shkruar se po bëhen gati 25 vjet nga vrasja dhe Fatmija, Gazmendi dhe Makfiretja nuk po përkujtohen kurrë.

    “Sot është dita ndërkombëtare e të drejtave të njeriut.Respekt për të gjitha viktimat e luftës 1998-1999, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, fetare, gjinore, racore, krahinore, politike, e me radhë”, ka shkruar Shkëlzën Gashi.

    Postimi i plotë:

    Në kujtim të Fatimes, Gazmendit dhe Makfiretes!

    Më 5 mars 1998, Njësia për Operacione Speciale, Njësia Speciale Antiterroriste dhe Njësia Speciale Policore, të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Sërbisë, rrethuan fshatrat përreth Prekazit të Skënderajt. Në shënjestër të ofensivës së tyre ishte fshati Prekaz, saktësisht familja e Shaban Jasharit, për shkak se djemtë e tij, Hamza dhe Ademi, kishin themeluar dhe i udhëhiqnin celulat e para të UÇK-së në këtë zonë.

    Në këtë ofensivë forcat sërbe vranë 59 veta në Prekaz, tre në Polac, dy në Llaushë, dy në Turiqec, një në Burojë dhe një në Tushilë, pra gjithsej 68 veta, prej të cilëve 40 ishin civilë të paarmatosur. Ndër civilët, 26 ishin femra e 14 meshkuj; 18 ishin të mitur, kurse pesë mbi 65-vjeçarë; 37 ishin shqiptarë, e tre romë.

    Të parët që u vranë në këtë ofensivë më 5 mars 1998 ishin Fatime Gashi, 50 vjeçare e komunitetit rom, me fëmijët Gazmendin 16 vjeç dhe Makfireten 13 vjeçe. Po bëhet gati çerek shekulli nga vrasja e tyre dhe, fatkeqësisht, Fatimen, Gazmendin dhe Makfireten nuk po i përkujtojmë kurrë.

    Sot është dita ndërkombëtare e të drejtave të njeriut.

    Respekt për të gjitha viktimat e luftës 1998-1999, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, fetare, gjinore, racore, krahinore, politike, e me radhë.

    P.S.

    Fotografinë e Gazmendit të vrarë e kam gjetë në arkivën e fotografit Ilaz Bylykbashi.

    Artikuj të ngjashëm

    Gashi: Qy sa bukur, kur Kurti po flet ambasadorët po marrin shënime

    “Nisa me mendu për librat me të cilët mëson në Norvegji çika e kryeministrit”, Gashi thumbon Kurtin

    Shkëlzen Gashi: Më pëlqyen shumë kushtet e Kurtit që ia qiti Vuçiqit

    Të Fundit

    TCh: Prapa kontejnerëve në Theth është Prek Kodra – para 2 vitesh raportohej se kishte planifikuar atentat ndaj Kurtit 

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.