Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Bislimi: Pritet që në janar të nënshkruhet tema e të zhdukurve

    06/12/2022 14:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka raportuar lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ku tha se në takimet e fundit në Bruksel është folur për dy tema kryesore, ajo për targat dhe marrëveshja për energjinë elektrike për komunat veriore të Kosovës dhe se ka kërkuar që edhe tema e të pagjeturve të jetë pjese e marrëveshjes së fundit.

    “Pritjet janë që në janar të nënshkruhet mes palëve tema e të zhdukurve, sigurisht nëse ne do të jemi dakord me ato çka do të jenë në dokument. Rreth kësaj teme është diskutuar në vazhdimësi”, deklaroi Bislimi.

    Ndërkaq sa i përket propozimit franko-gjerman, ai tha se është kërkuar nga negociuesit e BE-së që të mos jepen detaje për këtë marrëveshje.

    “Kemi arritur dakordim me BE-në që të kemi marrëveshje gjithëpërfshirëse. Temat që janë diskutuar janë tema e lëvizjes së lirë dhe e dyta me energjinë, tema e tretë ka qenë tema e të pa gjeturve dhe kam kërkuar që kjo të mos lihet jashtë marrëveshjes”.

    “Në të dyja temat kemi arritur marrëveshje të mira. Propozimi në planin franko-gjerman ka qenë që marrëveshja të përfundojë në fundin e marsit 2023. Për propozimin ka një dakordim në mes propozuesve që përmbajtja e këtij plani të mbahet larg nga publiku dhe nuk mund të nxjerrim detaje për këtë propozim”, tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Bislimi: Serbia vonoi takimin trepalësh në Bruksel, ngritëm çështje kyçe me përfaqësuesin e BE-së 

    Bislimi: Me Lajçakun folëm për hapjen e disa pikave kufitare me Serbinë

    Bislimi jep detaje për arritjen e marrëveshjes për të pagjeturit

    Të Fundit

    Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

    Trump vendos afat për marrëveshje tregtare – bota në pritje të 9 korrikut

    Gjendjet një trup i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit, dalin detajet e para

    Kosova rrit importin nga Serbia mbi 100%, Gërxhaliu: Kjo e dëshmon më së miri efektin e shkatërrimit të sektorit privat

    Edi dhe Anisa kapen mat në Istog

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.