Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Pse Edon Shileku është transformuar në Victoria Owns, kjo është historia e personazhit të Big Brother

    06/12/2022 09:55
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shtëpisë më të famshme në Kosovë “Big Brother VIP Kosova” i është bashkuar edhe aktori i zhanrit “Drag Queen”, Edon Shileku që ndryshe preferon të njihet edhe si Victoria.

    Ajo është një personazh i frymëzuar nga seriali i famshëm “Hot in Cleveland”. Victoria në këtë serial është një aktore në mesmoshë që kërkon me çdo kusht të jetë në qendër.
    Victoria që luhet nga Edoni, është pak a shumë Victoria e “Hot in Cleveland”, por që jeton në një realitet krejt tjetër, në Prishtinë. Edoni është aktor me profesion. Ai është duke përfunduar studimet në Fakultetin e Aktrimit në Universitetin e Prishtinës, dhe është këngëtar që eksperimenton me forma të ndryshme muzikale.

    “Por ma së shumti hairin ia kam pa Victorias. Ajo më ka sjellë më shumë para sesa aktrimi dhe kënga. Bile për këngë, veç kam shpenzu, se kurrë s’kam fitu”, thotë Edoni në Podcast Nacionale.

    Në një bisedë të cilën e rekomandojmë të dëgjohet vetëm nga personat mbi 18 vjeç, Edoni shpjegon gjerë e gjatë lidhjen e tij me “drags”, dhe perceptimin e publikut dhe kosovarëve në përgjithësi ndaj kulturës së “drag queens” në Prishtinë.

    Përformancat e Victorias janë të mbushura me plot vallëzime dramatike, me shumë vetëbesim dhe mimika ngucakeqe ndaj të tjerëve. Por prapa Victorias qëndron një histori përplot me ngacmime ndaj Edonit kur ka qenë fëmijë.

    “Victoria në fakt është një lloj mllefi prej fëmijërisë. Kam qenë i trashë e feminin, dhe konstant në shkollë më kanë gjyku. Krejt fëmijërinë time e mbaj mend tu kajtë, dhe kur kam bo për herë të parë ‘drag’, e kam pa që krejt mllefin po muj me qitë. Dragu më ndihmon me jetu si Edon. Çkado që mblidhet në mua si person, komplet shfryhna si drag. Kështu që është njëfarë terapie, si me shku te psikologu”, thotë Edoni.

    Ai thotë se ngacmimet dhe paragjykimet ndaj tij ende vazhdojnë edhe sot. Por jo aq shumë ndaj Victorias. Në fakt, Victoria në Instagram ka bajagi fansa. Bile asi të zjarrtë.

    “Ka shumë djem e burra heteroseksualë që më shkruajnë te Victoria. Edhe e dinë që jam drag, por prapë më ftojnë me dalë me mu, pastaj ka që kërkojnë me i dominu, e turli fetishi”, tregon Victoria.

    Ka shumë gjasa që shumë nga ta të jenë homofobë.

    “Drags definitivisht janë duke i ndihmu njerëzit në Kosovë që të flasin për seksin më lirshëm. Edhe njerëzit që s’e kanë idenë për drag ose edhe ata që i urrejnë ato, nëse veç një herë vijnë në një spektakël, kanë me kuptu sa shumë kënaqen”, thotë Victoria.

    E ajo ka shumë performanca të planifikuara për këtë vit. Do të jetë në Prishtinë e Tiranë me disa performanca. Ato mund të jenë të ndryshme për nga forma, por të gjitha kanë tri karakteristika kryesore.

    “Karizma, nervi dhe origjinaliteti, janë tri sene kryesore që unë i kam parasysh”, thotë Edoni, teksa flet për personazhin e Victorias.

    Artikuj të ngjashëm

    “Lugati” shfaqet në karrocë

    ‘Vëllai i madh’ merr vendimin e papritur ndaj Luizit pasi i përmendi nominimet

    Edon Shileku: Janë mbi 100 figura publike që më kanë shkruar mesazhe private

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.