Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Çeku: FIFA duhet ta dënojë Serbinë

    05/12/2022 20:42
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Hajrulla Çeku, tha se Federatës Botërore të Futbollit nuk do t’i duhet shumë kohë që të hetojë dhe të marrë vendim ndaj Federatës serbe të Futbollit, lidhur me shkeljet e pretenduara gjatë ndeshjes Zvicër-Serbi.

    Më 5 dhjetor, FIFA njoftoi se ka nisur procedurë disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, nën dyshimet se kombëtarja serbe ka shkelur disa rregulla gjatë ndeshjes me kombëtaren e Zvicrës, të luajtur më 2 dhjetor në kuadër të Kampionatit Botëror të Futbollit.

    “Faktet janë publike, shkeljet janë shumë lehtë të konstatueshme dhe të dokumentueshme. Tanimë mbetet vetëm të zhvillohet procedura dhe të konstatohet lartësia e dënimit për Serbinë”, tha Çeku për Radion Evropa e Lirë.

    Më 4 dhjetor, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), njoftoi se kishte kërkuar nga FIFA që të hetonte dhe sanksiononte kombëtaren serbe, për shkak se tha se gjatë ndeshjes me Zvicrën, janë dëgjuar “fyerje të rënda nga trajneri i përfaqësueses së Serbisë” në drejtim të shqiptarëve dhe se janë vërejtur “veprime raciste nga tifozët serbë”.

    Në përfaqësuesen e Zvicrës luajnë lojtarë me prejardhje shqiptare, përfshirë Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin me prejardhje nga Kosova, dhe Ardon Jasharin me prejardhje nga Maqedonia e Veriut.

    Çeku tha se ministria e tij është vazhdimisht në kontakt me FFK-në, për t’i ofruar “mbështetjen e nevojshme institucionale”.

    “Sjellja e trajnerit, futbollistëve dhe tifozëve të Serbisë është skandaloze, është e turpshme, është shkelje flagrante e rregullave të Kampionatit Botëror dhe rregulloreve të FIFA-s dhe është, padyshim, edhe një tjetër dëshmi e sjelljes shoviniste serbe kur bëhet fjalë për Kosovën dhe për shqiptarët në përgjithësi”, tha Çeku.

    FIFA tha se Federata serbe e Futbollit dyshohet për shkeljen e tri neneve të Kodit Disiplinor, përkatësisht nenet që kanë të bëjnë me sjellje të pahijshme të lojtarëve dhe zyrtarëve, diskriminim dhe sigurinë e ndeshjes.

    Ndeshja midis Zvicrës dhe Serbisë është përcjell me tensione dhe ka pasur përplasje midis lojtarëve serbë dhe kapitenit të Zvicrës, Granit Xhaka.

    Kjo është procedura e dytë disiplinore që FIFA inicion ndaj Serbisë. Në nëntor, pas një ankese të FFK-së, FIFA hapi procedurën disiplinore për shkak të shfaqjes së një flamuri në zhveshtoren e përfaqësueses së Serbisë, me hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb dhe me mbishkrimin “S’ka dorëzim”.

    FIFA citoi një pjesë të Kodit të saj Disiplinor që mbulon sjelljen e pahijshme, duke përfshirë “gjestet, shenjat ose gjuhën fyese” dhe “përdorimin e një ngjarjeje sportive për demonstrime të një natyre josportive”.

    Zvicra fitoi ndeshjen ndaj Serbisë me rezultat 3:2, dhe vazhdon garën në fazën e eliminimeve direkte.

    Kjo nuk është hera e parë që Zvicra dhe Serbia përballen në Kupën e Botës.
    Më 2018, Zvicra po ashtu eliminoi nga gara Serbinë dhe ndeshja po ashtu u përshkrua me tensione.

    Atëbotë, Xhaka dhe Shaqiri festuan golat e tyre kundër Serbisë, duke bërë me duar simbolin e shqiponjës, që u pa si provokim nga lojtarët serbë. Për këto veprime, dy lojtarët e Zvicrës u dënuan me gjobë.

    Artikuj të ngjashëm

    UEFA dënon Kosovën me 13 mijë e 250 euro, Jasharin me dy ndeshje 

    Zbulohet trofeu i Kupës së Botës për Klube

    Çeku: Brenda pesë viteve do të ndërtohen dhe rinovohen 27 stadiume

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.