Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Braha: Në ferrin e ferrit ka qenë edhe edhe koloneli shqiptar nga Gjakova, Qamil Borovina

    04/12/2022 19:50
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një nga zonat më të tmerrshme sa i përket kushteve e trajtimit brenda kampit të Goli Otokut ka qenë “Gropa e Petrit”.

    Për funksionin e kësaj grope në emisionin “n’Demos” ka foluri profesori Merimam Braha.

    “Në Gropën e Petrit që ishte ferri i ferrit ishte edhe një shqiptar, Qamil Borovina ka qenë nga Gjakova dhe ka qenë ushtarak, kolonel ka qenë me gradë dhe ka përfundu në Goli Otok. Ata nuk i kanë nda veqmas shqiptarët, të gjitha të burgosurit janë fut në 24 baraka që janë ndërtuar nga po të burgosurit. Secila barakë ka qenë me 250 deri 300 shtretër, ato shtretër kanë qenë në tre kate, ka qenë një dërrasë e një mbulojë, tjetër sen nuk ka pas, as jastëk jo. Këta i kanë rrethu aty me dy tela, ka qenë teli i vogël edhe ai i madh, rrethi i vogël ka dal në rrethin e madh, e ky rreth lidhet me gropën e Petrit, ajo gropë ka qenë nja barakë, me rreth 300 të burgosur brenda”, është shprehur ai.

    Kjo gropë sipas Brahës është emërtuar në bazë të burgosurit të parë që ishte edhe ish-kryetar i Kuvendit të Malit të Zi.

    “Italianët e kanë provuar të gjejnë fije të boksitit, por nuk e kanë gjet, e më pas ajo gropë e braktisur prej hulumtuesve i ka shërby për me bo ferrin në ferr. Gropa ka qenë e thellë 8 metra, mbi gropë është ndërtu një mur 3 metra, reflektorët janë vendosur në katër anë, dhe lartë ka qenë mbikëqyrja e armatosur, të cilët kanë ruajtuar se mos po dalin, edhe pse ka qenë e pamundur. Petër Kominist ka qenë kryetar i kuvendit të Malit të Zi ka qenë i pari aty, e pastaj e kanë emërtu ashtu”, ka shtuar ai.

    Në çdo rrëfim për kampin e Goli Otokut, e pashmnagshme për studiuesin Braha ka qenë përshkrimi i kushteve e trajtimit që kishin të burgosurit. 

    “Brenda burgut është ngrit një ndërtesë si hotel, aty kanë banu udbashët, ata i kanë pasur nga 2-3 javë, 50 e diçka kanë qenë të stacionun aty, e kanë pasur për detyrë që secilin të burgosur politik më malltretu pa pushim, punë, punë e rand, me thy gurë me bajt gurë. Në dy-tri vitet e para nuk ka pasur as prodhime, është quajtur ndërmarrje, por jo ka qenë ndëshkimorja më e madhe në Jugosllavi, as uj nuk ka pasur për të pirë. Tri gota ujë i ka pasur i burgosuri brenda ditës, qaq temperatura e lartë ka qenë sa që djersa e ka mbulu djersën”, ka përfunduar Braha.

    Emisioni i plotë:

    Artikuj të ngjashëm

    Të Fundit

    Tmerr në Antalia, luani del nga kafazi dhe sulmon një familje në park 

    Redžepit i besohet edhe një mandat nga partia boshnjake

    Trump për përmbytjet në Teksas: Një tragjedi e paimagjinueshme

    Bajrami: LVV po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues

    Danimarka: Do gjejmë rrugë përpara për Kosovën në BE

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.