Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Misini: Personat me aftësi të kufizuara po përballen më vështirësi të mëdha

    03/12/2022 11:41
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zyrtarja për komunikim nga HANDIKOS, Kaltrina Misini thotë se viti 2022 është shpallur si vit i personave me aftësi të kufizuara në Kosovë dhe e pritshme ka qenë që të ketë ndonjë përmirësim të dukshëm të situatës, por që sipas saj jo gjithçka mund të bëhet brenda një viti.

    “Viti 2022, siç dihet është shpallur si vit i personave me aftësi të kufizuara në Kosovë dhe e pritshme ka qenë që të ketë ndonjë përmirësim të dukshëm të situatës, ndonëse jo gjithçka mund të bëhet brenda një viti. Mirëpo për këtë, më 3 dhjetor do shpaloset një raport nga kalendari vjetor në një konferencë që do të mbahet në Qeverinë e Kosovës, ku do shihet se sa janë implementuar aktivitetet apo intervenimet në shumë fusha, të marra përsipër nga ministritë përkatëse të Qeverisë së Kosovës”.

    Misini ka treguar për vështirësitë me te cilat hasin personat me aftësi të kufizuara.

    “Përkundër kalimit të viteve, personat me aftësi të kufizuara në Kosovë vazhdojnë të hasin në vështirësi të mëdha në shumë fusha të jetës së përditshme, nisur nga qasja, që përkundër përpjekjeve të institucioneve, vazhdojnë të kenë barriera në rrugë e institucione, përfshi edhe në ato institucione ku duhet të marrin shërbime esenciale”, tha ajo për Front Online.

    “Pastaj ende ka sfida në punësim, në legjislacion etj. E kohëve të fundit si problematikë është bërë edhe vlerësimi jo i drejtë nga komisionet të personave me status paraplegjikë dhe tetraplegjikë, gjë që po i lë jashtë skemës së pensioneve” ka theksuar ajo.

    Artikuj të ngjashëm

    HANDIKOS ofroi mbi 700 pajisje ndihmëse gjatë vitit 2022, 74 fëmijë përfituan nga shërbimet sociale

    Të Fundit

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.