Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gashi i reagon Hysenit: S’po munden me vjedhë mo, prandaj po i krahasojnë liderët e Kosovës me Millosheviqin

    23/11/2022 09:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Studiuesi, Shkëlzen Gashi, ka komentuar deklaratën e ish-kryenegociatorit kosovar në bisedimet me Serbinë, Skender Hyseni i cili deklaratat e presidentes Vjosa Osmani për zyrtarin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep, Borrell, i krahasoi me ato të Sllobodan Millosheviqit.

    Sipas Gashit, arsyeja pse ka deklarata të tilla është se “nuk po munden të vjedhin më”.

    “s’po mujnë mo me vjedhë, e kjo gjendje për ta osht shumë e randë, qaq e randë saqë liderët aktualë politikë të kosovës po i krahasojnë me milošević-in”, ka shkruar Gashi në Facebook, të mërkurën.

    Hyseni që pos si kryenegocitator në të kaluarën ka mbajtur edhe pozicione si ministër i jashtëm dhe i brendshëm, ka thënë se Vjosa Osmani “është duke e përdorur retorikën që gjithë bota janë armiqë të Kosovë”.

    “Edhe Millosheviqi e quante krejt botën armiq të Serbisë atëherë kur bota neve na ndihmonte, edhe ata e quanin krejt botën, krejt bota janë armiq të Serbisë. Edhe Vjosa Osmani dje tha se krejt bota janë armiq të Kosovës dhe po ia mbajnë anën Serbisë. Po kjo nuk është e vërtetë fare”, ka thënë Hyseni në një prononcim për Tëvë1, të martën.

    Ndaj kësaj deklarate ka pasur reagime të shumta, por më i ashpërti erdhi nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvallla, që dikur Hysenin e kishte bashkë-partiak në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

    “Zoti t’marroft” ka qenë mallkimi i Gërvallës drejtuar Hysenit për analogjinë e ngritur nga ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Gashi: Qy sa bukur, kur Kurti po flet ambasadorët po marrin shënime

    “Nisa me mendu për librat me të cilët mëson në Norvegji çika e kryeministrit”, Gashi thumbon Kurtin

    Shkëlzen Gashi: Më pëlqyen shumë kushtet e Kurtit që ia qiti Vuçiqit

    Të Fundit

    TCh: Prapa kontejnerëve në Theth është Prek Kodra – para 2 vitesh raportohej se kishte planifikuar atentat ndaj Kurtit 

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.