Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Matoshi: Albin, ktheu tek koncepti amerikan ose ktheu te sh’pia!

    21/11/2022 22:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Analisti Halil Matoshi, ka reaguar pasi nuk është arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, duke iu drejtuar kryeministrit Kurti ose “ktheu tek koncepti amerikan ose ktheu te sh’pia!”.

    Tutje ai ka shtuar se Kurti duhet të marrë veprime racionale, jopopuliste, në shërbim të paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët

    “Albin Kurti duhet të ndërmarrë veprime racionale, jopopuliste dhe në shërbim të paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët. Shteti nuk drejtohet tue akuzu të tjerët por me maturi e koordinim me aleatët: ShBA dhe Britaninë. Kurti ka fuqi politike. Duhet të gjejë moral politik e kurajë të rikthehet tek amerikanët!?”, ka shkruar Mirena.

    Derisa ka shtuar se Presidentja Osmani nuk guxon të hyjë në konflikt me BE-në.

    “Presidentja nuk guxon të hyjë në konflikt me BE-në me retorikat e saj konfrontuese. Ajo nuk ka asnji ide politke dhe as nuk ka fuqi politike.”

    Postimi i plotë i Halil Matoshit:

    Albin, ktheu tek koncepti amerikan ose ktheu te sh’pia!

    Kosova në bankën e të akuzuarve nga BE, albinistat revolucinarë e mendjemdhaj shpërthejnë në shamje ndaj Joseph Borrell-it.

    Pasi Kryeministri kosovar nuk i bâni hesapë ShBA-në, mori edhe nji goditje nga europeanët.

    Pështyni, shani e shitni mend në Facebook, sa të mundeni, sepse Borrelli nuk i lexon komentet tueja të shkreta, por Kosova nuk ka tjetër alternativë pos rreshtimit me liderin e sigurisë sonë, Amerikën dhe Europën si fat e vlerë dhe gjeografi.

    Albin Kurti duhet të ndërmarrë veprime racionale, jopopuliste dhe në shërbim të paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët.

    Shteti nuk drejtohet tue akuzu të tjerët por me maturi e koordinim me aleatët: ShBA dhe Britaninë.

    Kurti ka fuqi politike.

    Duhet të gjejë moral politik e kurajë të rikthehet tek amerikanët!?

    Presidentja nuk guxon të hyjë në konflikt me BE-në me retorikat e saj konfrontuese. Ajo nuk ka asnji ide politke dhe as nuk ka fuqi politike.

    Sëpaku mos t’bâj dâm!

    Integrimet euroatlantike janë

    interes yni madhor nacional, sa të jet’ jeta!

    Kujdes Presidente, alternativë nuk janë Rusia e Irani!

    Artikuj të ngjashëm

    Kurti: Përgjatë lumit Ibër janë 35 ura, në vjeshtë bëhen 37

    Kurti thotë se do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani

    Agim Bahtiri e kap “kacinë”, ministri Elbert Krasniqi e tall “nuk e ke pru Shakirën”

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.