Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Nagavci për zgjedhjen e rektorit të ri të UP-së: Procesi i përzgjedhjes ka qenë transparent

    21/11/2022 21:16
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci përmes një postimi në Facebook ka thënë se i gjithë procesi i përzgjedhjes së rektorit të ri të Universitetit të Prishtinës, ka qenë transparent dhe siç u shpreh ajo, i bazuar në meritokraci.

    Ajo tha se vetëm një rektor i zgjedhur në këtë formë  do të jetë në gjendje të ndërkombëtarizojë UP-në.

    “Për herë të parë kemi krijuar një praktikë që do të transformojë rrënjësisht mënyrën e zgjedhjes së Rektorit si dhe mbarëvajtjen e punës në Universitetin e Prishtinës. Vetëm një Rektor i zgjedhur në këtë formë  do të jetë në gjendje të ndërkombëtarizojë UP-në, ta garantojë: hapjen e pozitave të reja për staf akademik të mirëpërgatitur, të zbatojë një reformë strukturore të rekrutimit të stafit elitar akademik për secilën pozitë të lirë në UP (që aktualisht mbahen ‘peng’ kundërligjshëm). UP e meriton të shndërrohet në mjedis akademik ku mbizotëron cilësia intelektuale ashtu siç e meriton ky institucion me rëndësi jetike për vendin tonë”, ka shkruar ajo.

    Nagavci ndër të tjera theksoi se rektori i ri i UP-së, Qerim Qerimi ka ndjekur kërkime postdoktorale në Universitetin e Harvardit.

    Rektori i ri Qerimi ka ndjekur kërkime postdoktorale në Universitetin e Harvardit dhe në Universitetin e Antëerp-it, ka qenë studiues i Institutit “Max Planck” për të Drejtën Publike Krahasuese dhe të Drejtën Ndërkombëtare në Heidelberg. Po ashtu është student i Akademisë së Hagës për të Drejtën Ndërkombëtare.Ka qenë zëvendës Dekan për Çështje Akademike të Fakultetit Juridik dhe ushtrues detyre i prorektorit të UP-së.Gjithashtu, ka qenë i angazhuar si ekspert për organizata si Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës, USAID, DFID, UNDP, IOM dhe Banka Botërore për çështje që lidhen me sundimin e ligjit, zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve në vendet në tranzicion”.

    “Falenderoj Këshillin Drejtues të UP-së për punën që e kanë bërë në gjithë këtë proces. Po ashtu, falenderoj kandidatët të cilët kanë marrë pjesë në këtë garë. Pres shumë që rektori Qerimi të punojë pa kompromis për shkencën, universitetin e publiken e të ketë vizion për të bartur detyrën e drejtimit të Universitetit. Universitetit të Prishtinës e rektorit Qerimi u dëshiroj punë të mbarë e suksese”, ka shkruar tutje Nagavci.

    Artikuj të ngjashëm

    Arbërie Nagavci s’e di sa kushtuan librat për këtë vit shkollor, por thotë se ishin ‘më shtrenjtë’

    Nagavci për qeveritë e kaluara: Veç katër çerdhe i kanë ndërtuar prej 2003 deri në 2020, ne më shumë

    Nagavci: Qeveria Kurti ka raporte të mira me partnerët ndërkombëtar

    Të Fundit

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Sala Jashari i reagon ashpër Deharit: Interpretimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje është bërë “sipas dëshirës”

    Gruda, PDK: Avni Dehari e pranoi që në seancën konstituive nuk lejohen mocione procedurale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.