Nga ora 17:00 do të nis edhe zyrtarisht Kampionati Botëror i futbollit “Katar 2022”.
Sfida hapëse është ajo ndërmjet mikpritësit Katarit dhe Ekuadorit që do të zhvillohet në stadiumin “Al Bayt”, raporton KosovaPress.
Kjo do të jetë ndeshja e vetme e ditës së parë të Botërorit, ndërsa nesër na presin tri ndeshje të tjera mjaftë interesante.
Këto janë formacionet zyrtare:
Katari: Al Sheeb; Al-Rawi, Khoukhi, Hassan; Pedro Miguel, Hatem, Boudiaf, Al Haydos, Homam Ahmed; Almoez Ali, Akram Afif
Ekuadori: Galindez; Preciado, Torres, Hincapie, Estupinian; Plata, Mendez, Caicedo, Ibarra; Valencia, Estrada