Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Dreçun: Pritet që Kurti të largohet nga pushteti

    18/11/2022 13:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i të ashtuquajturit komision serb për Kosovë, Millovan Drecun, ka thënë se mes Brukselit dhe Prishtinës ka një shkëmbim intensiv të mendimeve dhe qëndrimeve dhe se për shkak të qëndrimeve të shteteve perëndimore dhe SHBA, pritet që Kosova në momentin e fundit të pranojë sugjerimet e tyre, raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

    Ai gjithashtu ka pretenduar se “është plotësisht e qartë se shumica e serbëve nuk do të votojnë në zgjedhje, nëse ato mbahen”.

    “Përkundër kësaj, Prishtina dëshiron disi t’i mbajë ato zgjedhje dhe madje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve paralajmëron se do t’i njohë rezultatet, pa marrë parasysh sa njerëz do të dalin. Do të dalin disa shqiptarë, ndoshta disa boshnjakë, por serbët nuk do të dalin. Ky është fillimi i një njoftimi të ri të destabilizimit. Ne po kalojmë nga një situatë e keqe në një situatë edhe më të keqe”, kërcënon Drecun, transmeton Paparaci.

    Ai ka shtuar se “ndoshta problemi me targat do të zgjidhet përkohësisht dhe do të qetësohet situata”, por më vonë, sipas fjalëve të tij, “po përgatitet një situatë edhe më e keqe sa i përket zgjedhjeve”.

    “Prishtina nuk dëshiron asnjë marrëveshje, qëllimi i tyre i vetëm është të provokojnë konflikte dhe do të përdorin çdo situatë të mundshme që këtë ta provokojnë. Problemi i Prishtinës është kriza institucionale dhe politike. Problem edhe për Prishtinën edhe për Perëndimin është kur nuk ka serbë në institucionet e përkohshme, të cilët janë sipas numrit populli i dytë në Kosovë. Nuk ka multietnicitet në ato institucione, ose siç i pëlqen të thotë Perëndimi, nuk ka përparim në Kosovë”, ka pretenduar Drecun.

    Ai ka shtuar se kjo “krijon një krizë të rëndë politike dhe krijon presion mbi Kosovën”, andaj, sipas tij, “ka shumë mundësi që në muajt e ardhshëm të ketë zgjedhje të parakohshme në Kosovë”.

    “Tashmë mund të shohim disa kontakte të përfaqësuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës me zyrtarë dhe diplomatë amerikanë dhe evropianë. Duket se, ndoshta, e gjithë puna është e drejtuar drejt zgjedhjeve të reja dhe drejt ndryshimit të qeverisë, që thjesht Albin Kurti të largohet nga pushteti dhe ndoshta këto dy parti të jenë shumicë”, pretendon Drecun.

    Artikuj të ngjashëm

    Drecun: Kurti po e pengon Perëndimin që ta tërheqë Kosovën në organizata ndërkombëtare

    Drecun: Kurti ka marrë paralajmërim nga SHBA por mungojnë sanksionet

    Drecun: Në takimin e 18 marsit s`ka gjasa për marrëveshje me Kosovën

    Të Fundit

    Protestat në Serbi, momenti kur banorët e Uzhicës thyejnë kordonin e policisë

    Zjarri në Bllacë, të rejat e fundit nga QKM: Shfuqizohet ndalesa për automjetet për transportimin e mallrave dhe autobusët

    Një foshnje vdes gjatë lindjes në Gjakovë, nisin hetimet

    Oficeri i FSK-së diplomon me sukses në SHBA

    Ngjarje e rëndë në Prizren: Gruaja therr me thikë rëndë burrin dhe ikën nga vendi i ngjarjes – Policia vihet në kërkim

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.