Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar në lidhje me shpërthimin e ndodhur sot në Turqi.
Ai ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave të këtij shpërthimi, si dhe për të gjithë popullin turk.
Stoltenberg, përmes një postimi në Twitter, tha se NATO-ja solidarizohet me aleatin e vet, Turqinë, transmeton lajmi.net.
“Pamje tronditëse nga Stambolli. Mendimet e mia dhe ngushëllimet më të thella për të gjithë ata që janë prekur dhe për popullin turk. #NATO qëndron në solidaritet me aleatin tonë Turqinë”, ka shkruar Stoltenberg./