Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Gara për rektor, asnjë grua nuk e synon postin

    13/11/2022 11:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Asnjë grua nuk është kandidate për të parën e Rektoratit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina.

    Qerim Qerimi nga Fakulteti Juridik, Ilir Tolaj, nga ai i Mjekësisë, Sali Aliu nga i Bujqësisë, But Dedaj, nga Fakulteti Ekonomik, Ermir Rugova e Sefer Avdiaj nga FSHMN-ja, janë ata që iu bashkuan garës për rektor.

    Kjo konsiderohet shqetësuese për Dibran Hoxhën e organizatës së arsimit “ORCA”.

    Ai për Klankosova.tv thotë se ka stagnim në zhvillimin e barazisë gjinore brenda UP-së.

    “Ne si organizatë kemi dal me një reagim publik përmes të cilit kemi theksuar se kandidaturat aktuale për postin e rektorit në UP, tregojnë më së miri se procesi i kandidimit dhe përzgjedhjes së rektorit të ri tashmë është komprometuar për shkak të manovrave dhe makinacioneve paraprake që ndodhën me rastin e shkarkimit të ish rektorit Sahiti”.

    “Përveç kësaj, fakti që asnjë grua nuk ka kandiduar për këtë pozitë, përforcon brengën tonë në ngecje të afirmimit për barazi gjinore brenda universitetit, shqetësimet rreth ngacmimeve seksuale të raportuara në UP etj. Këto të gjitha mund të jenë pengesa bazë që e minojnë besimin grave nga radhët e stafit akademik që të kenë aspirata për këtë pozitë”, ka thënë Hoxha për Klankosova.tv.

    Ndërsa, njohësi i çështjeve të arsimit, Xhavit Rexhaj, për Klankosova.tv deklaron se gratë në Universitetin e Prishtinës mbesin të papërfaqësuara në të gjitha nivelet akademike e shkencore në këtë institucion.

    “Gratë përbëjnë pak më shumë se një të tretën e mësimdhënësve në UP, janë më pak se një e pesta e dekaneve, ndërkaq mbesin të papërfaqësuara sa duhet edhe në postet e tjera të udhëheqjes. Sa i përket kandidimit për rektor të UP-së, mendoj se vetëm akademike Justina Pula para disa vitesh ka qenë kandidate serioze për këtë pozitë të lartë në UP. Arsyeja mendoj qëndron në faktin se ne mbesim një shoqëri maskuliniste, e cila e matë njeriun me kilogramë të muskujve e jo me gramë të mendjes”.

    “Problemi bëhet edhe më i madh sepse gratë e kanë introjektuar qasjen dominuese maskuliniste të shoqërisë kosovare dhe e kanë humbur besimin në aftësitë e veta udhëheqëse. Edhe ne si shoqëri, kur mendojmë për kandidatet e mundshme për pozita të larta, se pari (ose kryekëput) mendojmë në meshkuj. Në të vërtetë ka shumë hulumtime që tregojnë se prania më e madhe e grave në pozita udhëheqëse e bën organizatën me humane dhe më efektive”, ka thënë Rexhaj.

    Konkursi për rektor të UP-së është hapur më  24 tetor të këtij viti dhe ka mbaruar më 7 nëntor.

    Artikuj të ngjashëm

    Nagavci për zgjedhjen e rektorit të ri të UP-së: Procesi i përzgjedhjes ka qenë transparent

    Sot pritet të bëhet intervistimi i kandidatëve për rektor të UP-së

    Alarmon rektori i ‘Haxhi Zekës’: Ka rënë numri i studentëve

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.