Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Instituti GAP kërkon miratimin e pagës minimale dhe heqjen e tatimit për gazin e peletin

    13/11/2022 11:32
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Instituti GAP sot ka publikuar raportin “Si ndikon në inflacion kontrolli i çmimeve të produkteve”. Ky institut ka rekomanduar që të miratohet paga e re minimale, derisa ka edhe disa rekomandime tjera.

    “Po ashtu, Qeveria e Kosovës duhet:-   të hartojë dhe zbatojë politika të qëndrueshme për rritje të prodhimit vendor në mënyrë që të ulet varësia nga importi;-   të marrë vendime për kursimin e energjisë elektrike edhe në sektorin privat dhe në vazhdimësi të ndajë mjete për iniciativat që mbështesin      rritjen e efiçiencës në konsum të energjisë në shtëpi;- të konsiderojë lirimin nga obligimet tatimore për gazin dhe peletin, çmimet e të cilave parashihet të kontrollohen përmes ligjit të ri, si dhe-  të miratojë dhe fillojë së zbatuari Strategjinë e re të energjisë 2022-2031”, thuhet në komunikatë.

    Raportin e plotë mund ta gjeni këtu.

    Komunikata e plotë:

    Rritja e ndjeshme e çmimeve po e rëndon mirëqenien e familjeve në Kosovë. Sfiduese për Kosovën do të jetë dhe furnizimi me energji elektrike në muajt në vijim, duke marrë parasysh kapacitetet jo të mjaftueshme prodhuese të Kosovës dhe çmimet e larta të importit.

    Përmes këtij raporti, Instituti GAP ka analizuar të metat dhe përparësitë e praktikës së kontrollit të çmimeve, konkretisht efektet e rregullimit të çmimit të naftës në Kosovë, ndërhyrjet e deritanishme të Qeverisë së Kosovës për të luftuar inflacionin dhe ndikimin e ndryshimit të mundshëm të disa normave tatimore. Së fundmi, me propozim të Qeverisë, Kuvendi ka aprovuar në lexim të dytë Ligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, i cili rregullon një numër më të madh të produkteve të shportës bazike.

    Gjetjet e këtij raporti tregojnë se gjatë kohës së kontrollit të çmimit të naftës vërehet një lëvizje më e sinkronizuar e çmimit të naftës me pakicë në Kosovë dhe asaj në berzë. Ndërkaq, në kohën kur çmimet e naftës janë të parregulluara vërehet një tendencë e menjëhershme e rritjes së marzhës së fitimit nga naftëtarët dhe sinkronizim i vonuar me çmimet në berzë.

    Nëse problemi me inflacionin shndërrohet në problem afatgjatë, politika e kontrollit të çmimeve mund të dëmtojë sektorët e ndikuar, siç tregojnë gjetjet nga vendet e tjera të cilat kanë aplikuar masa të ngjashme. Me Ligjin e miratuar nga Kuvendi, do të preken sektorë që së bashku kanë qarkulluar mbi 1.1 miliard euro në vitin 2021 apo sa 15% e BPV-së për atë vit. Praktikat e vendeve tjera tregojnë që kontrolli i çmimeve si instrument për uljen e inflacionit është jo-efektiv, meqë pas heqjes së kufizimeve, çmimet kanë tendencë të rriten menjëherë.

    Aplikimi i formave tjera të ndihmës ndaj qytetarëve, që kryesisht parashohin uljen e normave tatimore ose heqjen e TVSH dhe akcizës për disa produkte, mund të ketë ndikim buxhetor nga 205 deri 246 milionë euro në gjashtë muaj apo rreth 455 milionë euro në vit. Ndër problemet kryesore me politika të tilla mbetet targetimi jo adekuat, si dhe ndikimi në rritjen artificiale të konsumit.

    Instituti GAP rekomandon që krahas masave aktuale të Qeverisë, është e duhur që të miratohet paga e re minimale e cila do të ndikonte rreth 106 mijë punonjës të sektorit privat. Po ashtu, Qeveria e Kosovës duhet:

    –   të hartojë dhe zbatojë politika të qëndrueshme për rritje të prodhimit vendor në mënyrë që të ulet varësia nga importi;

    –   të marrë vendime për kursimin e energjisë elektrike edhe në sektorin privat dhe në vazhdimësi të ndajë mjete për iniciativat që mbështesin      rritjen e efiçiencës në konsum të energjisë në shtëpi;

    – të konsiderojë lirimin nga obligimet tatimore për gazin dhe peletin, çmimet e të cilave parashihet të kontrollohen përmes ligjit të ri, si dhe

    –  të miratojë dhe fillojë së zbatuari Strategjinë e re të energjisë 2022-2031.

    Raportin e plotë mund ta gjeni bashkangjitur në këtë email ose duke klikuar këtu.

    Artikuj të ngjashëm

    Qeveria Kurti thyen rekord për të keq, kjo s’kishte ndodhur nga 2012-ta

    Të Fundit

    Kurti e Vuçiq përballen sot në Shkup

    Sot tentimi i 40-të me radhë për konstituimin e Kuvendit

    Sot mot me diell, temperaturat deri në 32 gradë Celsius

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.